spot_img

URREJTJE DHE PADREJTËSI PATOLOGJIKE NDAJ GJUHËS SHQIPE NË MAQEDONI



Shkruan: Dr. Xhevat Hasani

 

Në krye të urrjtjes patologjike ndaj gjuhës shqipe në Maqedonin e Veriut, është vetë Kyeministri i vendit, për mendimin tim i sëmurë rëndë nga shovinizmi rusofil e serbofil me premisa racizmi e nazizmi, z. Hristjan Mickoski.

Mickoski  nëpërmjet të Gjykatës Kushtetuese dhe nëpërmjet të Ministrit të Drejtësisë së Maqedonisë, tani më gjuhën shqipe në kundërshtim me çdo logjikë normale,  veç e ka shpallur gjuhë jozyrtare, që me fjalë të tjera do të thotë se e ka shpalluar gjuhën shqipe gjuhë kopile; fëmijë jashtëmartesor!

Në ditet në vijim pritetqë Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ta thotë fjalën e fundit, nëse gjuha shqipe
është apo nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Merreni me mend në Kosovë edhe pse serbët e përbëjn 3% të popullatës së gjithëmbarshme,  , kurse në Maqedonin e Veriut edhe pse shqiptarët e përbëjnë 30% të popullatës së gjithëmbarshme, gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare.

I sëmuri i Ballkanit Mickoski trëmbet aq shumë nga gjuha shqipe sa që e ka hequar atë nga tabelat e sistemit rrugor, e ka hequr edhe nga uniformat policore të policëve, si dhe ka dashur ta heq deri edhe nga ambalazhet e ushqimeve. Hosona Barraba!, do të thoshte Noli i madh duke ofsha! Urrejtja patologjike e Mickoskit ndaj ghuhës shqipe të kujton urrejtjen e HITLERIT ndaj gjuhës hebreje dhe ndaj çdo gjeje hebreje në Gjermani.

Në mes të Mickoskit dhe Hitlerit dhe në mes të VMRO-së së Mickoskit dhe Partisë Nacional-Socialiste të Hitlerit, hapësira po bëhet gjithnjë e më ngushtë. Me sa duket qimes së flokut ka për t`i dal shumë punë…!

Dhe Mickoski pasi që i bënë  njëqind marrëzira kundër përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni,  ai me hipokrizinë më të madhe të mundshme, për çdo vit me 22 nëntor ua uron shqiptarëve në mënyrë cinike ditën e alfabetit të gjuhës shqipe: Ditën kur patriotët shqiptarë të të gjitha viseve shqiptare në Kongresin e Alfabetit të mbajtur në qytetin e Manastirit në vitin 1908, alfabetin latin e kanë shpallur alfabet të gjuhës shqipe.

Thash shumë por nuk thash asgjë se cila është zgjidhja?

Zgjidhja nuk vjen as nga VLEN-istët e janiçerizuar dhe as nga BDI-stët e korruptuar.


Zgjidhja vjen nga liderët e ri që do t`i mobilizonin qytetarët shqiptarë, për të rezistuar me mjete të lejueshme kundër padrejtësive të shumta, që i sëmuri i Ballkanit nëpërmjet të partisë së tij të VMRO-së në pushtet, po ushtron pamëshirësisht ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Nëse të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni nuk mund të mbrohen në PARLAMENT,  siç po ndodh në këto dy vitet e fundit, ç`prej se në pushtet ka ardhur VMRO-ja shoviniste me premisa raciste dhe naziste,
të drejtat e shqiptarëve duhet të mbrohn në një mijë mënyra tjera:

Duhet të mbrohen me MOSDËGJUESHMËRI
QYTETARE:
  me protesta e demonstrata
paqësore,  me bojkote e peticione, me
greva urie, dhe nëse e do puna edhe me „dy duar për një krye“! Popujtë që flen vdesin ka thënë Ismail Qemali.

Nëse të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni nuk mund të mbrohen as në parlament dhe as me format e
mosdëgjueshmërisë qytetare të përmendura më lart,  duhet të  kërkohet ndihmë nga BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE:

Duhet që lidhur me padrejtësitë e ushtruara ndaj shqiptarëve në Maqedoni, të njoftohen me raporte
të rregulltaAmbasadat e Quintit në Shkup, Institucionët  e BE-së në Bruksel, Sekrtari i
Përgithshëm i OKB-së, Organizatat për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut
nëpër botë etj.

Dhe së fundi kur institucionet e një shteti shkelin të drejtat e një pjese të popullit të vet ( siç janë
shqiptarët në Maqedoni), pjestarët e popullit të shtypur duhet të ushtrojnë PADI ndaj isntitucioneve të shtetit vetijak në gjykata ndërkombëtre, siç është Gjykata
Ndërkom-bëtare e  Hagës, Gjykata Ndërkombëtare
e Strasburgut
dhe gjykatat tjera.

Shqiptarët në Maqedoni ishte dashur t`i ushtronin të gjitha format e lartpërmenduara të
rezistencës aktive, para se ta bëjnë tokën dyshek e gurin jastek!  

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img