spot_img

Urime festën e 28 Nëntorit presidentes Osmani

Nga Xhevat Hasani, 29 Nëntor 2025

E nderuar presidente e Republikës së Kosovës, z. Osmani !

Ju uroj Festën e të gjitha Festave: 28 Nëntorin e vitit 1912, kur Ismail Qemali me flamurin kuq e zi në dorë e shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

  • Me këtë rast uroj që Ju, bashkëshorti dhe dy vajzat tuja të keni shëndet, suksese dhe gëzime në jetë!
  • Mendoj se nuk është e tepërt t`ju them se pa 28

Nëntorin e vitit  1912  në Vlorë, nuk do të kishte 17 shkurt të vitit 2008 në Kosovë; Se pa një Shqipëri të bërë shtet në vitin 1913, nuk do të kishte një Kosovë të bërë shtet në vitin 2008, dhe se pa një Shqipëri shtet nuk do të mund të kishte Luftë Çlirimtare të Kosovës, dhe për rrjedhojë nuk do të mund të kishte as çlirim dhe pavarësim të Kosovës.  

  • Duke e qenë e vetëdijshme për sa u tha më lartë ju

me 28 Nëntor të këtij viti 2025, në cilësinë e presidentes së Kosovës, u gjendet në Vlorën heroike përkrah presidentit të Shqipërisë, z. Bajram Begaj, për të festuar së bashku festen e 28 Nëntorit të vitit 1912, që paraqet Festen e Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe Festen e Pavarësimit të Shqipërisë.   

  • Duke u bërë pjesë e manifestimit kushtuar 28 Nëntorit

në qytetin e Vlorës dhe të Shkodrës, ju iu treguat të gjithë shqiptarëve se ata i kanë takuar dhe i takojnë të njëjtit komb shqiptar, si dhe iu treguat të gjithë shqiptarëve se ata nuk mund t`i ndaj askush në dy kombe: njëri shqiptar e tjetri « kosovar », siç po përpiqen t`i ndajnë ata nja katër publicistë e gazetarë !

  • Uroj që Ju dhe figurat tjera politike të pozitës dhe të opozitës, ta keni parasysh rëndësinë strategjike që kanë marrëdhëniet e mira të Kosovës me motrën e saj Shqipërinë.

Një këngë popullore thotë:
«Pa Shqipëri nuk ka Kosovë,
pa Kosovë nuk ka Shqipëri!»

Përshëndetje miqësore
Dr. Xhevat Hasani

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img