spot_img

LPK në Strasburg: Protestë madhështore kundër mbajtjes së padrejtë të krerëve të UÇK-së në Hagë

Strasburg, – Përfaqësues të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) morën pjesë sot në protestën madhështore të mbajtur në Strasburg, ku mijëra qytetarë nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora ngritën zërin kundër mbajtjes së padrejtë në burg të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Protestuesit kërkuan që drejtësia të vihet në vend, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, çlirimtare dhe në mbrojtje të popullit të Kosovës. Në pankartat e shumta shihej thirrja: “Liri për Dëshmorët e Gjallë!”, si dhe kërkesa për një proces të drejtë, transparent dhe larg ndikimeve politike.

Përfaqësues të LPK-së deklaruan se:

“Ne do të jemi kudo ku kërkohet drejtësi për luftëtarët e lirisë. Krerët e UÇK-së nuk janë kriminelë, por mbrojtës të atdheut që sot padrejtësisht po mbahen larg familjeve dhe popullit të tyre.”

Protesta u zhvillua para institucionit të Këshillit të Evropës dhe kaloi e qetë, ndërsa organizatorët paralajmëruan se veprimtaria e tyre do të vazhdojë deri në lirimin e plotë të të gjithë të akuzuarve.


ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img