Lëvizja Popullore e Kosovës duke u bazuar në gjendjen aktuale të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, statusin e tyre juridik-kushtetues dhe aktualitetin politik në Shkup, vlerëson se ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut të modifikon sistemin parlamentar si mënyrë e vetme për t’i sjell vendin paqe dhe stabilitet politik.
Që pas vitit 2001 kur shqiptarët pas konfliktit të armatosur fituan të drejta më të theksuara të garantuara nga Marrëveshja e Ohrit, sot në vitin 2025 komuniteti shtet formues përballet me mungesën e vullnetit politik dhe fuqisë reprezentative në Qeveri, Kuvend, komuna dhe gjitha institucionet përkatëse.
LPK vlerëson se Parlament me dy dhoma do ta kthente shtetin në binaret demokratike dhe eurointegruese, rruga nga e cilat Maqedonia e Veriut është larguar prej kohësh. Disa nga arsyet i gjeni më poshtë:
- Mos zbardhja e rasteve të montuara politike “Monstra”, “Alfa”, “Kumanova”;
- Mos zyrtarizimi i gjuhës shqipe në nivel shtetëror;
- Abrogimi i balancuesit apo mekanizimit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat;
- Ndarja e padrejtë dhe e pabarabartë e buxhetit për komunat me shumicë shqiptare;
- Emigrimi masiv i të rinjve shqiptar dhe braktisja e institucioneve shtetërore si pasojë e presioneve nacionliste dhe hakmarrjeve politike;
- Dështimi për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe hapjen e kapitujve integrues me BE-në;
- Mos zgjidhja e statusit të ish luftëtarëve të UÇK-së;
- Mos abrogimi i enciklopedisë nënçmuese dhe fyese për shqiptarët e botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë;
Pra, ideja e LPK-së për një parlament me dy dhoma sipas modelit belg është një reagim politik ndaj dështimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe mos përmbushjes së të drejtave themelore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Kjo ide nuk është vetëm kërkesë për reformë institucionale, por shprehje e një nevoje ekzistenciale për barazi, drejtësi dhe shtet formim të barabartë në një shtet ku shqiptarët ende trajtohen si pakicë, megjithëse janë popull autokton dhe faktor shtet ndërtues.


