KOMANDANTI LEGJENDAR ADEM JASHARI
Nuk ka letër që i zen
Çfarë ti bëre për këtë vend,
Trim i trimave ti Adem
E vështirë t’i shkruaj kjo penë.
Veprën tënde në këtë botë
Historia s’e njeh dot,
Gjithë çfarë pate i dhe për ne
Për liri dhe për atdhe.
Trim i madh hero kombëtar
Histori si kurrë ma parë,
Ishte legjenda Adem Jashari
Trim i trimave përherë i pari.
Për liri luftën ka nisë
U flijua me farë e fis,
Shkriu familjen gra e fëmijë
UÇK-në e bëri ushtri.
Me vllanë Hamëz Jashari
Në rreziqe përherë i pari,
S’njihej frika tek ky burrë
S’kalon shkjau kurrë dhe kurrë.
Baba plak dhe daja i tij
Bashkë dhanë jetën për liri,
Për lirinë e vendit tonë
Sot se nesër do jetë vonë.
Emri yt tregon shumë
Nuk ka penë që mund ta shkruan,
Me ty fillon çdo gjë or trim
Je emblemë e vendit tim.
Nënë Zahide qofsh për jetë e mote
Ja dhe Legjendën kësaj toke,
Krenarinë s’e ndal as gja
Këtë hero askush s’e ka.
Babë Shabani s’të harrojmë kurrë
Që i dhe vendit këtë burrë,
Nënëmadhja nëna Zahide
Lumë si ti këta djem që rrite.
Eh,sa shumë u desh me pritë
Populli ynë për të pa dritë,
Doli trimi i paparë
Komandanti Legjendar.
Gjaku juaj për këtë vend
S’do harrohet për as kënd,
Emrin tuaj liria e mbanë
Popujt tjerë këtë s’e kanë.
Nuk më bëtë vetëm mua krenar
Bëtë krenar një popull mbarë,
Ishin trimat nga Drenica
Prej nga vjen Azem Galica.
Tahir Meha ishte frymëzim
Nga Drenica luftëtar trim,
Bëri luftën ballë për ballë
Për guxim hero i rrallë.
Aty u lind dhe Ahmet Delia
U flijua me njerëz e shtëpia,
Qysh atëherë dhe pa ja nda
Me çfarë patën n’luftë me shkja.
Lavdi juve Adem Jashari
Ishe mbete gjithmonë i pari
Gjaku juaj njomi këtë tokë
Ju kujtojmë për jetë e mot.
Amaneti që ke lënë
Me patjetër do ta mbajmë,
Do e forcojmë shtetin shpejt
Se lirinë e kemi t’shenjtë.
Marrë nga libri “Sytë e Diellit” të autorit Xhevat Kabashi