🖊️ Shkruan: Ilirjane Baraliu Lladrovci
Fehmi Lladrovcit
E Xhevë Krasniqit -Lladrovci
Errësira e qelisë s’mundi
Ta zbehë dritën tënde
As grilat e ftohëta
S’mundën ta thyen
Guximin.
Prangat e rënda
S’ta lidhën dot
Ëndërrën për liri.
Në zemrën e Drenicës
E në truallin e Azem e Shotë Galicës
Të qeshi nuri, të ndriti balli..
“ME DËSHIRËN MË TË MADHE TË VDESËSH PËR LIRI “.
Me armën më të fortë
Në krah -Xhevën
Ratë si meteor në horizontin
E Atëdheut .
O trima Fehmi dhe Xhevë
U bëtë flamur i përjetshëm
Në vargun e heronjëve të
Kombit!
Ilirjane Baraliu -Lladrovci.
21 Shtator 2025
Fellbach.