spot_img

Komunikatë për Opinion nga Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK)

Lëvizja Popullore e Kosovës, duke përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit politike dhe shoqërore në vend, vlerëson se mbi gjithçka duhet të mbizotërojë interesi kombëtar dhe përparimi i procesit të shtetndërtimit.

Sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet, përgjegjësi dhe qartësi kombëtare. Përballë sfidave të jashtme e të brendshme, përçarja dhe konfliktet e panevojshme ndërmjet pozitës dhe opozitës nuk i shërbejnë as qytetarëve, as kombit.

LPK thekson se:

• Debati politik është i shëndetshëm, por ai duhet të zhvillohet mbi baza demokratike, me respekt dhe me qëllim të vetëm: forcimin e shtetit të Kosovës.

• Çdo energji që harxhohet në përplasje të brendshme, është energji e humbur përballë sfidave të jashtme që prekin të ardhmen e kombit.

• Kosova ka nevojë për një vizion të përbashkët kombëtar, i cili tejkalon ndarjet partiake dhe fokusohet në mbrojtjen e sovranitetit, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e demokracisë.

Lëvizja Popullore e Kosovës i bën thirrje të gjitha forcave politike që në këtë moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit të tregojnë maturi, të ruajnë unitetin kombëtar dhe të vendosin interesin e përgjithshëm mbi interesat partiake e momentale.Vetëm të bashkuar mund të përballim sfidat dhe të ecim përpara drejt një të ardhmeje të sigurtë, të lirë dhe të drejtë për qytetarët tanë.

Lëvizja Popullore e Kosovës

Këshilli Kordinues

Prishtinë, 14.09.2025

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img