spot_img

Ramiz Lladrovci meriton të vazhdojë drejtimin e Drenasit

🖊️ Imer Xhemail Lladrovci

Vendimi i Kryesisë së PDK-së për të mos e përfshirë Ramiz Lladrovcin në listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale ka befasuar shumëkënd.

Nuk është e lehtë të kuptohet si mund të përjashtohet nga gara një kryetar komune që për gjashtë herë është vlerësuar si më i miri në Kosovë.Ramiz Lladrovci është dëshmuar jo vetëm si administrator i zoti, por edhe si njeri me karakter të fortë, që përballon sfidat dhe nuk heq dorë nga parimet.

Ai ka udhëhequr me përkushtim të madh dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Drenasit. Prandaj, besoj fuqishëm se ai jo vetëm që do të fitojë sërish besimin e qytetarëve, por do të vazhdojë ta udhëheqë Drenasin me dinjitet edhe për katër vitet e ardhshme.

Largimi i tij nga lista e kandidatëve nuk është vetëm një çështje e brendshme partiake – është një vendim që prek drejtëpërdrejt interesin e qytetarëve. Në një kohë kur qytetari ndjen mungesën e besimit te politika, njerëz si Ramiz Lladrovci janë ata që mund ta rikthejnë këtë besim. Ai nuk ka bërë kompromis me të korruptuarit, as me interesat e ngushta politike, dhe për këtë ka fituar respekt të gjerë.E njoh mirë Ramizin dhe e di se ai nuk do të tërhiqet përballë padrejtësive. E di gjithashtu se qytetarët e Drenasit e vlerësojnë kontributin e tij – si në kohë lufte, ashtu edhe sot në ndërtimin dhe zhvillimin e komunës. Drenasi di t’i nderojë ata që kanë dhënë dhe japin për vendin.

Prandaj, Ramiz Lladrovci duhet të vazhdojë rrugëtimin e tij – për veten, për qytetarët, dhe për ta mbrojtur dinjitetin e Drenasit përballë çfarëdo vendimi të padrejtë.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img