spot_img

Më 23 korrik fillon aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale do të fillojë më 23 korrik 2025.

Gjatë periudhës 38 ditore (23 korrik – 29 gusht 2025) të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës:

Përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org, ose përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Platforma elektronike për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të jetë e qasshme për regjistrim me fillimin e kësaj periudhe.

KQZ do të publikojë të gjitha shpjegimet për hapat që duhet të ndiqen për regjistrim përmes platformës apo përmes postës, si dhe informacionet për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img