spot_img

Një kandidaturë e domosdoshme për Drenasin në zgjedhjet e ardhshme vendore

Imer Xhemail Lladrovci

Një parti e bëjnë njerëzit dhe historia e saj. Por vetëm me histori nuk mund të qeveriset. Së paku jo, në rrethanat demokratike. PDK është një parti serioze, të cilës nuk i mungon asgjë. Së paku në disa zona jo.

Drenasi llogaritet nga rajonet e Kosovës ku kjo parti në vazhdimësi ka pasur rezultate të mira, pra ekziston një traditë që duhet të vazhdohet edhe në zgjedhjet vendore që priten në vjeshtë. Fakti që në Kryesinë e Degës së PDK-së në Drenas nga 42 anëtarët që votuan, 41 vota ishin për kandidaturën e z. Ramiz Lladrovci, dëshmon se në Drenas mbështetja për politikën parimore është e madhe dhe se ndjeshmëria për problemet fundamentale të kombit tonë nuk ka rënë.

Të bësh politikë do të thotë ta delegosh besimin tënd. Nuk ka politikë me protagonistë që heshtin ndaj së keqes. E thash më sipër se një virtyt që nuk kultivohet, humbet.

Në demokraci, politikani i nënshtrohet testeve në intervale të caktuara kohore siç janë zgjedhjet lokale dhe ato të Përgjithshme. Zgjedhjet e Përgjithshme të 9 shkurtit ende janë pa frytet e tyre institucionale.

Zgjedhjet lokale të Tetorit besoj se do t‘ë na japin me kohë organet komunale në gjithë hapësirën e shtetit tonë. Si në çdo garë, edhe këtë herë konkurrenca përpiqet që subjekti politik që drejton komunën të hyjë në këtë garë me një ekip sa më të dobët.

Kundërshtarët e PDK-së do ta ushqejnë iluzionin se kjo garë fitohet pothuajse vetëvetiu, mjafton sigla e PDK-së. Nuk është aspak kështu.

Unë mendoj se gara zgjedhore duhet të merret seriozisht. Shkurt, dua të them se gjërat nuk duhet të merren si të pandryshueshme, të vështrohen nga një mendje që nuk sheh lëvizje në këtë botë. Ashtu si kandidati që duhet të punojë për rizgjedhjen e tij, edhe zgjedhësi duhet të dijë se kujt ia jep votën, nëse nuk do që lufta e tij të mos ketë një epilog tjetër nga ai që e mendon ai.

Nëse e hedhim shikimin mbrapa, atëherë konstatojmë se Ramiz Lladrovci e mori mandatin e kryetarit në vitin 2016, pra, në një kohë kur ai nuk ishte i plotë, por puna dhe përkushtimi i tij bënë që ai ta fitojë garën jo vetëm atëherë, por edhe në zgjdhjet e rregullta për mandatin aktual. Nuk ishin vetëm zgjedhësit e Drenasit që shprehën përmes votës besimin e tyre, por edhe një varg institucionesh shtetërore kosovare dhe ndërkombëtare më vonë që e vërtetuan vendimin e drejtë të qytetarëve të kësaj zone.

Këtu do të doja të vë në dukje Çmimin Evropian për Qeverisjen e Shkëlqyer në Shkup, të mbështetur nga ALDA, Këshilli i Evropës dhe Qendra e Ekspertizës për Qeverisjen e Mirë, vlerësim ky i lartë që merrte para sysh 12 standarde evropiane të Këshillit Europian ku shteti ynë synon të bëhet anëtar, por ende është jashtë tij.

Nënkryetari i Parlamenitit Europian, z. Rainer Wieland, e ka ftuar disa herë Ramiz Lladrovcin në Baden-Württemberg dhe Bruksel, duke e prezantuar para homologëve të tjerë gjermanë si një kryetar të suksessshëm të Drenasit. Puna e Ramiz Lladrovcit është vlerësuar jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Gjermani dhe në Austri për performancën dhe transparencën.

Me një fjalë, Ramiz Lladrovci është kryetar komune i cili me punën e tij ka kaluar kufijtë e shtetit. Në Perëndim nuk vlerësohen vetëm dëshirat, por edhe faktet, dhe, faktet flasin për Ramiz Lladrovcin si kampion të qeverisjes së mirë për gjashtë herë kampion, të vlerësuar nga tri ambasadat e shteteve donatore të pushtetit lokal në Kosovë, Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Pushtetit Lokal.

Ai arriti suksese si asnjë kryetar tjetër i komunës në Kosovë, ky fakt mjafton që qeverisja e tij e shkëlqyer të vazhdojë.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img