
Jetën ia kushtoi luftës për Liri të popullit Shqiptar, edhe pse e dinte se kjo rrugë ishte me rreziqe por kurr nuk u ndalë së vepruari për çlirimin e popullit e atdheut nga pushtuesit jugosllavë e serb! Kjo ishte rruga e Lavdisë dhe nderit që e ndjekën shumë bashkëveprimtar të Prof. Ahmet Qeriqit.

Ahmet Qeriqi do të dënohet disa herë, por, më 10 maj 1982, do të denohet me tetë vite burg efektiv, nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.
E humbëm një Shok, një ish të burgosur politik të fillim viteve të ’80-ta. Radio Kosova e lirë, e humbi njërin prej bashkëthemeluesve të saj në kohën e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jehona e së cilës depërtoi në malet e Berishës e cila iu jepte zemër Luftëtarve të Lirisë që do vie së shpejti! Ashtu edhe ndodhi Kosova u çlirua nga pushtuesit jugosllavo/serb në qershor të vitit ’99! Radio Kosova e lirë të cilën e udhëhiqte Ahmet Qeriqi edhe sot është funksionale me të cilën nuk mund të krahasohet asnjë Radio Stacion! Ahmet Qeriqi e themeloi edhe TV Dielli, me emisionet e të cilit depërtoi në të gjitha familjet Shqiptare jo vetëm në Kosovë! Krijimtaria Letrare, Dokumentarët për Ish të burgosurit politikë, për Historinë e Veprimtarëve për çlirimin e trojeve shqiptare, për ushtarët e UÇK-së të cilët kanë rënë Dëshmorë nëpër Beteja duke e luftuar pushtuesin, për të plagosur, dhe civil të masakruar e dëme të luftës, i prezentoi dhe vazhdonte t’i prezentonte gjer në vdekjen e tij, do të mbesin Vepra Monumentale të tij! Le të vazhdoj trashëgimia e punës së tij. Ngushëllime Familjes dhe Shokëve e Miqve të tij! Lavdi jetës dhe veprës së Prof. Ahmet Qeriqit!
Kryetari Shefik Sadiku