
shkruan: Fatmir Brajshori
SHKRIM NË VEND TË HOMAZHIT
Qëlluan dorëzinjtë,në mënyrë tinzare, luftetarin e lirisë Qerim Kelmendin – Demën tonë; luftëtarin e orëve të para të UÇKës, luftëtarin dhe themeluesin edhe të UÇPMB dhe të Ushtris Çlirimtare Kombëtare.Qëlloj dora e njëjtë që kishte qëlluar mbi Zahirin, Ilirin, Ardianin!
Lamtumirë o trim dhe u prefshë bashkë me lavdin, aty ku sot pushojnë, vështrojnë e na qortojnë shokët e tu e heronjët tanë,,,
Po tani ku je?
Mbrëmë, më the, që me Ardianin dhe Mujë Krasniqin, shkuat për fli te Zahir Pajaziti! Afrimi( Zhitia) me Fadilin ( Vata) nuk erdhën se po pritnin Fahriun ( Fazliun) që „ Rrugën e Lirisë“ ta dërgonin te secili luftëtar lirie…
Meqê, në të kthyer, u zuri nata, kthyet në konakun e Adem e Hamëz Jashari! U ftuan të uleshit te oxhaku, po ju trima, nuk e lëkundët nga vendi Bacë Shabanin… Kënduat këngë kreshnike, se Muja e Hamza, pasha besën kishin zë këndimi!
Eu Qerim Kelmendi, po ç‘ma theve zemrën, para një viti!
Mos harro se çfarë t‘tha Ademi ( Jashari mbrëmë); „ Eja të shkojm te Adem Demaçi, për ditëlindje sepse baca na bëri të jemi këta që jemi!
Shkuat.

U priti nënë Nazifja!
E përqafoj secilin nga ju!
Tash vjen Ademi, u tha, se me Ahmetin e Lupqit shkuan me marrë ca libra te Sabit Kapiti, e ndodhë të jenë ndalur te Dumosht!“
Ti Qerim u ngrite e the; nëna Nazife, kafet i bë unë, ti ulu e kuvendo.
„ Ky djali qenka shpirtmadh!- foli nëna e Ademit.
U hap dera. Hyri Ademi! Pas tij Metush Krasniqi, Kadri Osmani…
„ S‘po mirrem vesh kurrsesi me Kadrin, – u tha baca.
„ Krejt çka mirremi vesh, është për ushtrin e lirin!- ndërhyri Kadriu.
Qerimi tek bënte kafet qeshte dhe pa u ndalur tha:
- Do pimë kafet dhe do ikim te Fehmi Lladrovci!
„ Feha nuk është në shtëpi sonte, se kishte shkuar për vizitë te Abeja ( Bekim Berisha).“
Pastaj Ademi ( Demaçi) propozoj:
„ Nesër kështu tok të shkojm deri te Universiteti Kombëtar i Heronjëve se Ukshin Hoti do mban ligjeratën me titull:
„ O bëje o jeto! E bëmë e jetojm!“
E një katë më lartë vizitojm ekspoziten e pavarur të Agim Ramadanit…
U bëra xheloz! U xhelezova shumë, që nuk isha me ju mbrëmë!
As sot, kur ju heronjtë e kombit, do shkoni tok së bashku, te Qerimi se e ka dasmën e tij të pavdeksis!
Atë ditë ( gjashtë orë para se ta qëllonin) fola me të!
E një ditë më vonë m‘u shkrumua zemra!
Desha t‘a ndal Sot Shpirtmadhin por po e priste Iliri në Llabjan, se katin e teshave, ia kishte blerë për ceremonin e tij të përjetsisë!
I veshe ato rroba?
Hije të kishin!
Një dritë vezulluese me ngjyrë gruri të pjekur, ra mbi Ty, dhe, pastaj bashkë u ngjitët, lart në qiell, që të jeni diell i popullit ditën, e yje qielli naten!
Dasma juaj pas ligjerates së Ukës, fillon sot dhe bukur ia thotë valles Hamza dhe të tjerë!
Por, na fal shpirtmadh, se ne të tjerët, nuk do vimi tek ju sot; se nuk e kemi merituar!
Lavdi o burrë i dheut!