Shkruan: Qamil Rexhepi
1.
Në kulmin e verës së vitit 1981, në korrik, tre mysafirë më vizituan në banesën time në Düsseldorf: Kadri Zeka, Ibrahim Kelmendi dhe Hasan Mala, mysafirë me të vërtetë të rrallë. Vizita të tilla, si atëherë edhe sot, nuk janë të zakonta. Unë ashtu e përjetova këtë vizitë atëherë: si një nder të madh që më bëhej. Pa u bërë plotësisht gjashtë muaj pas kësaj vizite, njëri nga mysafirët e mi u vra në Gjermani në një pritë të UDB-së. Për mua kjo vrasje përbënte një goditje të madhe personale. Unë nuk do të kisha mundur ta ndalë atë me asgjë, por thellë-thellë në vete më dukej sikur bëra keq që nuk mora pjesë në dasmën e Kadriut ku isha ftuar. Vrasja ndodhi jo shumë kohë pas kësaj ceremonie familjare. Megjithatë, kjo vrasje mua ma shtoi vendosmërinë. Dhe jo vetëm mua. Në atë kohë unë isha në moshë të re sikur edhe të vrarët në Untergrupenbach. Kadri Zeka u vra bashkë me vëllezërit Gërvalla pikërisht sepse ishin njerëz që mund ta bashkonin diasporën shqiptare. Ky bashkim pastaj do të reflektohej edhe brenda në Kosovë. Diaspora gjithmonë ka qenë e rëndësishme për Kosovën. Jo vetëm ndihma materiale dhe financiare për grupet që vepronin në ilegalitet në atdhe, por edhe idetë dhe mendimet e njerëzve jashtë sillnin freksi në jetën politike të grupeve të ndryshme. Qysh atëherë Kadri Zeka e parashikonte shkatërrimin e Jugosllavisë përmes luftës, dmth. ai kishte një vizion të qartë për të ardhmen, ndaj dhe angazhohej që shqiptarët të përgatiteshin për këto ditë të vështira. Kadri Zeka dhe Jusuf Gërvalla ishin në gjendje që ta bashkonin faktorin shqiptar. Ata i kishin të gjitha mundësitë intelektuale dhe morale. Njerëzit kishin besim të madh në ta. Pikërisht ky fakt duhet ta ketë përshpejtuar fundin e tyre. Kadri Zekën njihej me pseudonimin Zeqa, jo me emrin e tij të vërtetë, por secili e shihte menjëherë se Zeqa nuk ishte si të tjerët, edhepse ai me asgjë nuk donte të dallohej nga mërgimtarët. Ai jetonte në ilegalitet edhe në Perëndim. Përse, do të pyesni? Mjafton të përmendim 17 janrin e vitit 1982 për ta kuptuar arsyen e kujdesit të tij të madh përsa i përket paraqitjeve publike. Kadri Zeka jetonte vërtet në ileglitet, por kurrësesi s’kishte frikë: ai ruhej për hir të organizatës së tij. Kjo vizitë në banesën time të vogël lidhej me faktin se unë në atë kohë isha në kryesin të klubit arkatar edhe të sekretarit i kryjsha punët me fjalë tjera, shërbimin dhe mirëmbajtjen e Klubit Shqiptar „Emin Duraku“ që selinë e tij atëbotë e ishte në rrugën Graf Adolf-Str. 63-65 Düsseldorf. Ky klub ishte i veçantë, sepse ishte klubi i parë shqiptar i punëtorëve tanë me punë të përkohshme në botën e jashtme, siç quheshim ne atëherë, klub ky që u shkëput nga kontrolli jugosllav. Unë isha njëri prej tyre punëtorëve të përkohshëm që ende sot, në moshën e pensionit, ndodhem në Gjermani. Gjithmonë si mërgimtar i përkohshëm. Dikujt ky akt i shkëputjes nga teoria jugosllave i duket sot një gjë e vogël, por një gjë e vogël nuk ka qenë kurrë. E vërteta është se kjo shkëputje përbënte një akt të jashtëzakontë. Nëse një vend nuk e duan qytetarët e tij, atëherë diçka nuk është në rregull me të. Këtë mesazh ne donim të përçonim në botë me këtë akt dhe ia dolëm mbanë. Shumë trysni u ushtrua mbi ne, por mërgimtarët, anëtarët e klubit, nuk u lëkunden nga vendimi i tyre: ata nuk e konsideronin veten jugosllavë, por shqiptarë (të pabarartë e të shtypur e të përndjekur). Atë që nuk mund ta bënin në atdhe e bënin këtu dhe nuk ishin të gatshëm për asnjë kompromis në këtë pikë. Jugosllavia duhej ta njihte shqiptarësinë e tyre në tërësi dhe jo në mënyrë selektive. Jugosllavia nuk i donte shqiptarët, ndaj dhe shqiptarët nuk e donin atë. Këtu në Gjermani këtë gjë mund ta shprehnin lirisht. Jugosllavia si shtet jo vetëm i kishte dëbuar nga vendi i tyre, por edhe këtu, në fund të botës, donte t‘i kontrollonte këta njerëz, të cilët i ndiqte si kafshë në vendin e tyre të lindjes. Ato demonstrata masive në pranëverën e vitit 1981 vetëm këtë shpjegim kishin: të jemi të barabart me popujt tjerë, ta kemi edhe ne Kosovën Republikë, dhe të mos diskriminohemi prej tyre. E vërteta nuk demonstrojnë kurrë njerëzit që janë të kënaqur. Ky klub u ngrit kundër kësaj dyfytyrësie politike dhe ishte i gatshëm të paguante çdo çmim.
2.
Banesa ime ishte njëdhomshe e vogël. Njeriu duhej të bënte kujdesë në disa pika, sepse kulmi ishte i ulët. Pas darke, për shkak të hapësirës së vogël, u thashë mysafirëve se për të fjetur duhet të shkonim në klub. Ata e panë vetë se ku banoja, ndaj dhe lutjen time e pranuan pa asnjë kundërshtim. Selia e klubit nuk ishte larg nga banesa ime. Morëm shtrojat që na duheshin dhe shkuam atje ku si zakonisht të ditëve fundëjavave zhvillonim aktivitet kulturor e politik, krejt të pavarur nga çdo instancë shtetërore.
Klubi ynë ishte më mirë rregulluar kishte një hapësirë të madhe që i bëri një përshtypje shumë të mirë Kadriut, qyshkur kishte qenë herën e fundit. Mjediset e klubit ishin të pastërta dhe ndaheshin në tre pjesë. Salla e tubimeve ishte relativisht e madhe. Më vonë, në vitin 1983, e kemi rinovuar krejt klubin dhe njërin nga këto mjedise e kthyem në odë shqiptare, krejt të ngjashme me odat kosovare të asaj kohe në vendlindje. Kur shkuam me mysafirët në klub kjo odë ende nuk ekzistonte në këtë formë, por ne kishim zyrën dhe bibliotekën. Për të gjitha punët e klubit, për menagjimin dhe aktivitetin e përgjithshëm, interesohej Kadriu. Hymë në zyrën e klubit ku kishim fotografitë e atdhetarëve shqiptarë dhe shënimet e detajuara për çdo anëtar tonin. Në listë ishin 133 anëtarë me shënimet e sakta personale nga pasaportat e tyre dhe me shënimet për pagesën e anëtarësisë që atëherë ishte 10 DM në muaj. Kadriut i bën përshtypje të madhe gjithë çka pa dhe informacionin që ia dhashë. Klubi „Emin Duraku“ ishte në çdo kuptim një klub kulturor modern. Për aq sa u pa dhe dëgjoi, mendoj se krijoi një bindje shumë të mirë për punën tonë. Një klub shqiptar, i krijuar në ato rrethana trysnie të vazhdueshme, nuk ishte diçka e vetëkuptueshme. Në klub, siç thashë më parë, ekzistonte biblioteka me shumë libra, por ne kishim nevojë edhe për një televizor dhe një videorekorder për të parë përmes tij filmat shqiptarë. Gjithë këto pajisje kushtonin, kështu që kur nuk mjaftonin paratë e anëtarësisë, dilte dikush vullnetar që na ndihmonte për të blerë pajisjen që na nevojitej.
3.
Në kohën që Ibrahim Kelmendi bisedonte me Hasan Malën, unë dhe Kadriu kalonim nga hapësira në hapësirë të klubit tonë. Në fund shkuam në kuzhinë dhe u ulëm pranë një tryeze ku Kadriu filloi të fliste për detyrat dhe punët që duhej t‘i kryenim ne si mërgatë në këto momente dramatike. Shumë herë i kam kujtuar ato fjalë më vonë. I kujtoj edhe sot me mallëngjim të madh, sepse në to pasqyrohej një shpirt i madh atdhetari. Kadriu ka saktësisht 43 vjet që nuk jeton më, por gjithçka që më foli në atë natë korriku të vitit 1981 ka mbetur e gjallë në kujtesën time. 10 vjet pas kësaj bisede, Jugosllavia u përfshi nga lufta dhe Sllovenia e Kroacia u shkëputen nga federata. Madje pas disa muajsh edhe Maqedonia e, më pak se një vit pas saj, edhe Bosnja dhe Hercegovina u shpallë shtet i pavarur. Karaxhiç-i dhe ithtarët e tij politikë e kërcnuan Alija Izetbegoviç-in me zhdukjen fizike të boshnjakëve, por ky kërcënim nuk pati kurrëfarë ndikimi te delegatët boshnjakë e kroatë. Lufta në këtë vend shpërtheu menjëherë dhe pati shumë viktima, përfshirë këtu edhe gjenocidin në Srebrenicë. Pa u bërë 20 vjet nga kjo bisedë vere, Kosova u shkëput nga Jugosllavia, 27 vite pas, nuk mbeti asnjë polic e ushtar serb në Kosovë. 17 vjet më vonë ajo e shpalli edhe pavarësinë e saj dhe brenda pak ditëve ajo u njohë nga shtetet kryesore të Perëndimit, edhepse deri më tani Kosova ende nuk e ka fituar një ulëse në Asamblenë e OkB-së dhe as ka arritur të bëhet anëtare në Këshillin e Europës dhe në disa organizata të tjera ndërkombëtare. Të gjitha këto s‘i arriti i gjallë Kadri Zeka, por në mendjen e tij ato tashmë kishin zënë vend. Kadri Zeka nuk ka mundur atëherë ta parashikonte ndëshkimin kolektiv të Perëndimit ndaj Jugosllavisë përmes NATO-së, këtë parashikim atëherë nuk mund ta bënte askush, madje as zyrtarët më të lartë të NATO-së, por ai ishte i bindur se rajonin e prisnin vite të vështira dramatike, dhe mbrende dy dekadave shpërbërjen e Jugosllavisë në favor të popujve për të qenë të lirë. Në fjalimet demostratave e të tubimeve, Kadriu fliste me një zë të bukur që mua më ngjante me zërin e Fan Nolit e atë të Aleksandër Moisiut. Edhe Fan Noli edhe Aleksandër Moisiu kanë jetuar njëfarë kohe në Gjermani dhe njihen nga shqiptarët dhe gjermanët. Moisiu në vitet 1930 ishte aktori më i shquar i kohës. Noli nuk ishte aktor, por ai njihet si përkthyes i talentuar jo vetëm i dramave të Shekspirit. Sot në gjermanisht ekziston libri i Nolit „Bethoveni dhe revolutioni borgjez francez“. Në vitin 1981 kur qe në Düsseldorf Kadri Zeka ky libër ende nuk ekzistonte në gjermanisht.
4.
Kadri Zeka ishte orator i madh. E fliste një shqipe letrare që shumëkë e shtynte të besonte se ishte nga Shqipëria. Së paku kështu mendonin shumë shqiptarë që atëbotë merrnin pjesë në demonstratat në mbështetje të studentëve në Prishtinë. Në këto demonstrata ne mësonim shumë nga fjalimet e tij, sidomos mësonim ta donim pa kushte vendin dhe kombin tonë. Këtu meritë të madhe kishte Kadri Zeka që njerëzit në përgjithësi e njihnin me pseudonimin Zeqa. Në bisedë, Kadriu më foli edhe për aktivitetin e shokëve të tij në Kosovë. Unë e dija apo e mësova më vonë faktin se ai ishte njëri nga themeluesit e OML-së në Kosovë që vepronte në ilegalitet të thellë. Ai atë natë nuk zbuloi asgjë konkrete nga kjo veprimtari, por më foli me terma të përgjithshme për një organizatë ilegale që vepronte në vend dhe te unë kjo bëri përshtypje të madhe. Mësova se shqiptarët nuk flenin dhe nuk jetonin në ëndërra, por përgatiteshin, aq sa kishin mundësi, për betejat e ardhshme. Politika legale kontrollohej nga Beogradi dhe ishte e gatshme për çdo ndryshim negativ. Në fund të fundit, ndryshimet kushtetutare të vitit 1989 nuk ndodhën rastësisht. Kadri Zeka e dinte që klasa politike legale do t‘i bënte të gjitha, ndaj dhe shpresën e tij e kishte tek organizimi ilegal dhe diaspora. Ai ishte njohës i shquar i historisë i politikës, dhe diplomacisë. Ai kishte lexuar shumë, ndoshta të gjitha librat e Enver Hoxhës, në atdhetarinë dhe zgjuarësinë e të cilit besonte shumë.
Kadri Zeka më tha se koha që po vjen kërkon nga ne njerëz të përgatitur intelektualisht. Pa një përgatitje të tillë, ne nuk mund të ndesheshim me sukses me Serbinë, e cila kishte një aparat shtetëror të përgatitur dhe të stërvitur mirë. Ne e kishim të drejtën në anën tonë, por vetëm ky fakt, thoshte ai, nuk mjafton. Ne duhet të dimë sesi t‘i prezantohemi botës. Një pjesë e madhe e brezit tim nuk i kishte pasur kushtet për të bërë këtë përgatitje. Këtë gjë e dinte Kadri Zeka, ndaj dhe kishte mirëkuptim dhe e vlerësonte përkushtimin tonë, por ai kur nuk na bënte komplimenta që s‘i meritonim.
Ndoshta për herë të parë e kam dëgjuar nga ai fjalinë se në politikë kurrë nuk ndodh asgjë rastësisht dhe spontanisht. Ai këtë gjë e tha për demonstratat. Çdo gjë që ka ndodhur, e keqe apo e mirë, ka ndodhur sepse dikush ka punuar të ndodh ashtu, armiqtë tanë apo shokët e organizuar ilegalisht. Ka mundësi që këtë gjë ta kemë dëgjuar edhe më parë, por për ta mbajtur mend, e kam mbajtur nga kjo bisedë. Për këtë gjë jam i sigurt. Ai e mbronte sidomos kërkesën për Republikën e Kosovës, çka si kërkesë politike përbënte një risi. Deri në vitin 1981 ne synonim bashkimin kombëtar. Tani kjo kërkesë politike ishte specifikuar dhe arsyetimi i Kadriut më dukej shumë bindës. Një bashkimi të trojeve shqiptare në një republikë të federuar përbënte një hap të madh drejt bashkimit tonë kombëtar. Duhet të theksoj këtu se republika shqiptare në Jugosllavi kurrë nuk ishte menduar si një kërkesë që e përjashtonte vetëvendosjen kombëtare. Serbia që ishte kundër kësaj kërkese gjithmonë thoshte se shqiptarët thonë se duan republikë në kuadër të Jugosllavisë, por syrin e kanë te shkëputja e plotë nga Jugosllavia. Dhe, që të jemi të sinqertë, ky ishte synimi ynë. këtë gjë e dëgjova edhe nga Kadri teka atë natë në klubin Emin Duraku.
Kadri Zeka më foli gjerësisht për historinë tonë kombëtare, sidomos të trojeve të mbetura në Jugosllavi. Ligjërata e tij nuk ishte aspak monotone dhe as e paqartë. Ai kujdesej të ishte i kuptueshëm dhe didaktik në paraqitjen e lëndës. Por edhe unë kisha interes të madh për këto gjëra që i dëgjoja për herë të parë në këtë frymë dhe në këtë formë.
Kadriu më foli edhe për Titon dhe rolin e tij. Ai tashmë kishte vdekur, por trashëgimtarët e tij ishin edhe më të egër se ai në raport me shqiptarët. Këtë e tregonte „Libri i kaltërt“ që qarkullonte në Beograd në elitën serbe. Në të flitej hapur kundër shqiptarëve, kundër kushtetutës së vitit 1974 dhe autonomisë politike e ekzekutive të Kosovës, mirëpo në publik ende përdoreshin formula të tjera që nuk binin ndesh me politikën demagogjike të vëllazërim-bashkimit. Në këtë kontekst kërkesa për Republikën e Kosovës, siç më tha edhe vetë Kadri Zeka, ishte një kërkesë imperative dhe vetmja mënyrë efektive kundër shovinizmit serb. Për „Librin e kaltërt“ dhe klimën politike në Beograd po dëgjoja për herë të parë. Kjo që dëgjoja nuk më befasonte aspak, por ishte e re si përmbajtje dhe më vinte në rrjedhë të zhvillimeve politike në Serbi. Kështu unë mësova shumë në këtë bisedë për politikën serbe, e cila po përgatitej për një goditje të madhe e të fortë ndaj shqiptarëve. Në këtë kuptim, nisa të kuptojë edhe prapavijën politike të kërkesave tona politike për republikë. Shqiptarët përballë goditjes serbe nuk po mbroheshin në mënyrë defanzive, duke kërkuar të ruhej atë që kishin arritur, por mbrojtja shqiptare ishte ofanzive. Shqiptarët tani mendonin se duhet të kërkonin atë që u takonte dhe jo të ruaniatë që kishin arritur. Kjo logjikë politike më dukej e pranueshme dhe në këtë këndvështrim më dukej se angazhimi ynë politik si mërgatë ishte tepër i domosdoshëm. Nëse ne nuk do të zgjedhnim reagimin e duhur, do të përfundonim keq. Kadri Zeka më foli pastaj edhe për rolin e Enver Hoxhës në Shqipërinë socialiste dhe për rëndësinë e tij në historinë tonë kombëtare. Pas Skënderbeut nuk ka pasur një burrështeti kaq të rëndësishëm si ai tha Kadri Zeka. Këto ishin mendimet që më silleshin në kokë derisa e dëgjoja Kadri Zekën.
Ai pastaj foli edhe për bibliotekën e klubit, ku, sipas tij, mungonin ende shumë tituj të rëndësishëm. Pa ngritjen e vetëdijes kombëtare, shqiptarët nuk do të mund të sillnin fitimtar në ndeshjen që pritej dhe që, sipas tij, ishte e pashmangshme. Si përfaqësues i klasës punëtore, më porositi të lexoj sa më shumë historinë kombëtare e ndërkombëtare, veprat e e Enver Hoxhës, Karl Marksit, Fridrih Engelit, Vladimir Iliq Leninit dhe ato të Josif Stalinit e tjera etj. Librat e tyre ndihmojnë në krijimin e vetëdijes së lartë dialektike revolucionare. Kadriu për mua ishte një inciklopedi natyrore të ideologjisë Shqiptare, me një kulturë shumë të gjerë përparimtare. Më vonë sipas këshillave të shquara të Kadriut, mësova shumë çka, për vleratë hyjnore të ideologjisë e t’parëve tanë hyjnor, ashtu si i quante i famëshmi Homeri ynë i shquar. Fjala është se si duhët të jet shqiptari i vërtetë, me parime më përprimtare t’larta të botës më njerëzore, jo rastësisht krenari të jesh Shqiptar, para së gbithashë: të jesh palëkunur besnik, i sinqert, i drejt, human, mëmëdhetar e atdhetar bujar, në veqanti i përkushtuar për dije e arsimim e menquri në majat më të larta e tjera etj. E kundërta: të jesh shqipëfolës me veti të këqija, injuranti, (ahmaku), mashtruesi, shpifs gënjeshtar (rrenës), egoist, urrejtës, karrjerist, korruptues e manipolues, demagog e hajn etj. Do të thotse, ata tipa janë para së gjithashë asimilus, dotë thotë antishqiptar (tradhtar), Sa për sqarim të sakt, të gjitha parimet e shejta Hyjnore shkilen barbarisht kodet etika e ideologjisë Sqiptaro Kombëtare. Mjerisht këtë nuk e dijnë shumica, por sipas historsë, të gjithë raca e bardh në botë janë me prejardhje nga iliropellazgët (t’parët tanë), dhe gjuha jonë më e vjetra nëna e të gjitha gjuhëve, pytja pse u ndanë në etni e kombe të tjerët? Pikërisht kaluan në asimilim total me vetit e këqija, me luftra të glabrimit, krimit sundimit, dhunimit, deri në gjenocide e për ta sunduar botën e tjera etj. Shqiptarët janë të pastër si kristali ndaj popujve tjerë, vazhdimisht e historikisht i duan për të barabartë me sinqeritet i respektojn i kanë ndihmuar dhe përherë i ndihmojnë kur t’u ipet mundësia, dhe janë larg atyre fenomeneve të këqija antinerëzore. Kjo është ideologjia e shejt Hyjnore Shqiptare e Kombëtare.
Çka nënkuptohët, s.p.sh. fqinjët tanë për rreth, gjysa apo më shumë se gjysa u asimuluan duke qenë Shqiptar, me dhunë e të imponuar të llojeve më të ndryshme, dhe si nga friga dhe mosdia etj. Ata u bënë më anmik se anmiku që i përkasin nacionalitet tjetër. Sidomos ata të asimilit në funksione të larta ishin më të egër për shfarosjen tonë (siç ishin prej cardushanët e deri të milloshevjanët). Për fatkeqë ne jemi të ndarë në dyshë, në mendësi dhe veprime, në atë Kombëtare dhe ata asimilusit antikomëtar, për ata që folëm më parë, ata vetëm shqipëfolës përndryshe asimilimi është tradhti e rrezikshme. Është e çuditëshme me do shqiptar udhëheqës e të kategorive të tjera, që manipulojnë me shpifje e gënjeshtra e tjera që i kemi thënë më parë, ata janë të asimuluar (tradhtar), pse ju beson dhe ju shkon mbrapa? Nëse ju shkon mbrapa atyre, me dije a po pa vetëdije kurgjë nuk jet më pakse ata fajtor kriminelësh demagogë manipulues tradhtar antishqiptar, do ta kesh bumerangje të lloj, llojshme për tërë jetën, me ndikime të këqia të pandershme në fëmijt, familje, shoqëri, etj. Ky asimilim (tradhtie) duhët ta dijni që është nëna e të gjithave të këqijave antikombëtare, që shkilen të gjitha parimet e shejta Hyjnore Kombëtare.