Më datë 25 tetor 2025, në orën 12:00, përfaqësues të shoqërisë shqiptare nga rajoni dhe mërgata do të takohen në Boletin të Mitrovicës, në Kullën e Isa Boletinit.
Për herë të parë, përfaqësues të zgjedhur të popullit nga Kuvendi Kombëtar Shqiptar, organizata joqeveritare dhe personalitete të shoqërisë shqiptare do të marrin pjesë në një vizitë të organizuar në këtë qendër muzeale gjithëshqiptare, e cila mishëron përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe bashkim kombëtar.
Në këtë ditë të shënuar, në këtë kullë legjendare, Kuvendi Kombëtar Shqiptar do të shpërndajë librin “Bashkimi Kombëtar Shqiptar”.
Gjithashtu, në ambientet e kullës do të lexohen edhe dy letra përmbyllëse të veprimtarisë, si pjesë e librit me të njëjtin titull.
Pjesëmarrja e firmëtarëve nga organizata të ndryshme në rajon dhe në mërgatë, si edhe e veprimtarëve të KKSH-së, me qeleshe (kësulë të bardhë) në kokë, është e detyrueshme.
Ftoheni të merrni pjesë.
KUVENDI KOMBËTAR SHQIPTAR – USHC
Sekretare e Përgjithshme
Nurie Baduni
Tiranë, më 15 tetor 2025


