spot_img

12 qershori 1999 dhe 12 qershori i vitit 2025

Imer Xhemail Lladrovci

Me 12 qershor 1999 hynë trupat e shteteve të NATO-së në Kosovë dhe aty gjetën dy ushtri që e kishin luftuar gjithë kohën njëra-tjetrën: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrinë e Jugosllavisë. Në këtë luftë që drejtohej kundër Ushtrisë së Jugosllavisë, UÇK-ja dhe NATOja ishin në marrëdhënie aleance. Derisa në ajër ishin aeroplanët e NATO-së, në tokë e vetmja ushtri që i luftonte serbët ishte UÇK-ja. Këtë fakt, strategët ushtarakë të NATO-së e vlerësonin jashtëzakonisht shumë. Tre ditë më parë, 9 qershor 1999, u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovės mes NATO-së dhe Ushtrisë Jugosllave për përfundimin e bombardimeve mbi Jugosllavinë-Serbinë dhe Malin e Zi. Kjo marrëveshje përbën faktikisht kapitullimin e Beogradit ndaj Brukselit. Përfundimi i luftës u prit me gëzim të madh nga të gjithë, sidomos nga një milion refugjatët shqiptarë në rajonë. Filloi kthimi i tyre i shpejtë në atdhe, madje edhe duke i shpërfillur rregullat themelore të sigurisë. Në Prishtinë u formua Qeveria e Përkohshme e Kosovës. Sot në 26 vjetorin e kësaj ngjarjeje udhëheqësit kryesorë të asaj kohe gjenden në Burgun e Hagës. Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi presin shpalljen e vendimit të Gjykatës Speciale, pas njė maratone të gjatë të procesit të hetimeve dhe gjykimit. Siç kanë dëshmuar dhe deputetë të dikurshëm shqiptarë, Gjykata Speciale në Hagë nuk ishte çështje e thjeshtë vullneti politik, por një detyrim ndërkombėtar që, në rast të mosrespektimit, do të kishte pasoja të mëdha për vendin tonë, Ndaj dhe formimi i saj nga Kuvendi i Kosovës u bë në mbrojtje të interesave vitale të shtetit që u shpallë me 17 shkurt 2008. Kush e votoi themelimin e kësaj gjykate i kishte parasysh arsyet shtetërore dhe dhe jo interesat personale. Katërshja e Madhe, siç është bërë zakon të quhet grupi i politikanëve në Hagë, tregoi guxim e vetëmohim kur vendosi që të formojë këtë instiucion juridik sipas të drejtës ndërkombëtare. Urojmë që Gjykata të merrë një vendim të arsyeshëm që rezulton nga provat!

Ne e dimë se Serbia e dërgoi në Hagë gjithë elitën politike tė vendit me synimin për ta pezulluar sovranitetin shtetëror të Kosovės. Gjykimi i dha fund administrimit të provave dhe tani është rradha e shpalljes së vendimit! Si shqiptarë, ne duam shpalljen e pafajsisë së atyre që luftuan për shtetin e Kosovës!

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img