Shkruan: Dr. Salih Sefa
Ngërçi politik,shikuar nga syri i një qyteterari të thjeshë!
Jemi më pak se 24orë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë! Një muaj shumë i gjatë.Dëgjuam e çka nuk dëgjuam, pam e çka nuk pam?!
Ofendime,sharje,urrejtje e dënime me gjoba të larta për përdorimin e gjuhës së urrejtjes( a thua kush do ti paguaj ato gjoba?Ai -Ajo që bëri keqperdorim apo i paguan subjekti me paratë,e popullit si gjithëherë,a nuk është korrupcion e shkelje ligji, kah po derdhin subjektet gjithë këto para?),pamë përplotë fëmi e plotë autobusa e çka jo tjetër!
Dëgjuam që secili subjekt a kandidat për KM është më i mirë se tjetri!
Secili na bindi, se do të fitoj dhe kështu populli u bë me katër kryeministra prej të cilëve, njeri është supermann Kryeministër,që nuk ja ka nevojen askujt se ka mbi 500 000♥️.Ndësa,subjektet tjera opozitare nuk bashkpunojnë me Supermenin , deshirë e kanë opoziten e deritashme,si duket u ka pelqy opozita e shumë çka tjetër!
Çka do të ndodhë???
1.Partia në pushtet,edhe nese i fiton zgjedhjet , besohet që nuk do ti ketë numrat e mjaftuar për ta zgjedhur KM dhe per ta krijuar qeverinë!
(gjithnjë sipas kutit të matjes nga syri i qytetarit të thjeshtë).!!!
2.Partitë opozitare, nese u përmbahen premtimeve që u regjistruan në debate televizive, nuk duan të bëjnë koalicion me të parin që i bije se!
3.Partia fituese nëse nuk mund ta nominoj Kryeministrin në afat të caktuar kohorë dhe nuk i ka numrat e mjaftueshëm atëherë,Presidenca ka obligim kushtetues që të jep afatin tjetër per zgjedhjen e KM dhe çka ndodhë???
4.Sipas syrit dhe matjes së qytetarit,
Partia fituese nuk mundet apo nuk deshiron“!ta zgjedhë e ta krijoj qeverinë e re…gjithnjë duke u thirrur në kushtetutën e vendit, në Kushtetutën e RKSsë që thot: nese nominimin për kryeministër, në afat kohorë nuk mund ta bëjë Partia fituese ,atëherë i ipet e drejta partsë së dytë fituese dalë nga zgjedhjet e 9 Shkurtit ta nominoj kandidatin e vet për KM!
5.Edhe në rastin e dytë kërkohet procedurë ligjore , kohë për koalicione deri të numrat e mjaftuar, ndarje institucioneve dhe pozitave që nuk është edhe aq e lehtë!
Koha do të kaloj dhe mund të dështoj edhe kjo sikurse ka ndodhë edhe më heret por!
6.Ne momentin më të duhur e më të veqantë!,Kosova mbetet pa qeveri.USA krijon institucionet e veta,bënë emrimin e emisarrve special ndersa ne-Kosova askund!Kosovën tonë,në periudhen kohore jo të sigurtë për askend, e gjejmë pa institucione kur mund të vendosen edhe gjëra të mëdha!!!Politika globale,lufta në Ukrainë , problemi i Gazas, protestat në Serbi të gjitha këto probleme mund të ndryshojnë prej ditës ne ditë!
E ne? Ne do të merremi me punë më të mëdha,merremi me bllokime partiake,me urrejtje mes veti e me vija të kuqe e të zeza edhe shumë çka më keq më negative e shumë të dëmshme për vendin!
Për të gjitha këto vese të këqija ka një emrus të përbashkët: Ky shërbim po i sjellë ujë mullirit të huaj dhe po e dëmton rëndë imazhin e vendit tonë!
7.Gërqi Politik mund të ndodhë,ndoshta edhe jo,nuk mund ta di ama,një e sigurtë është evidente,kësaj radhe do të nevoitet shumë kohë më tepër për ta zgjedhë KM dhe për ta krijuar qeverinë e re!
Diçka e njejtë mund te ndodhë , edhe pas një viti për zgjedhjen e Presidentit-es së vendit ose….ndoshta do të përseritet edhe zarfi përherë të dytë nga Vëllai i madh!
Të nderuar qytetarë- e të Republikës së Kosovës !
Shpëtimi jeni ju:
a:Jeni ju votuesi!Ju jeni sovrani që vendosni!Ju,jeni ata që duhet të kerkoni përgjegjësi për votën tuaj, votën kurrë mos e falni por kërkoni 100% premtimet e premtuara!
b:Ju, votues që votoni apo veq keni votuar, ju keni edhe një obligim për atë armatën e madhe e që janë mbi 50% e që kurrë nuk kanë votuar e nuk dalin as të votojnë!Duhet,që ata ti zgjoni,të kërkoni edhe prej tyre përgjegjësi sepse edhe ata duhet ta përmbushin obligimin e tyre qytetar për të votuar a për të qenë të votuar!
Thierrje:
Në asnjë rrethanë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet një individ , një qytetarë i thjeshtë të kërkoj vota nga votuesit që të votoj për diken!,ata duhet të votojnë sipas vullnetit e dëshirës së tyre.ta votojnë këtë apa at subjekt politik,nuk guxon të kërkohet votimi as për këtë individ-e sepse është edhe shkelje ligjore që sanksionohet me ligj por, është edhe shkelje e të drejtës elementare te sovranit për të votuar andaj:
Votoni për ate që ju vet mendoni e dëshironi.
Të votoj secili për ate që permbushë premtimet e dhëna dhe që është në sherbim për qytetarin e në shërbim të vendit.
Nga këto zgjedhje të rregullta parlamentare për herë të parë në Republikën e Kosovës të 9 Shkurtit 2025 ta kemi porosi:
Le të fitoj më i miri!
Le të fitoj KOSOVA me Popullin e saj të mrekullueshëm!
08 Shkurt 2025
S.Sefa.