spot_img

VET MOHIMI

DIALOG ME NËNËN
(Vet Mohimi në Udhëtim, Vet Mohimi në Mundim Vet Mohimi në shtrëngim…As nuk është këtu, as nuk është atje, as s’je poshtë as s’je lartë… Vet Mohimi u ndodhë në një gjendje të papërshkrueshme…)

NËNA: Evlad!(dëgjon zërin e nënë Nazifes“ E kam ditur se do të bësh mrekulli“.

ADEMI:Nënë kam ardhur që të të them shumë gjëra për veten time, për motrën Ajshe dhe për të tjerët!

NËNA: Bir, evlad, mos humb kohë! Të gjitha ato që do të mi thuash, nëna i di. Të gjitha ato tani për mua, si shpirt në qiell, janë vetum informata të thata, që as më gëzojnë dhe as më dëshpërojnë. Ti je i pari biri im , që arrite të kalosh murin e errësirës dhe… dhe të kalosh në dritën e paskajshme….Ju atje jeni për të jetuar. Ata që krijojnë, jetojnë. Prandaj, ti, evlad, mos humb kohë…

ADEMI: Më fal nënë por edhe këtu paska kohë.

NËNA: PO EVLAD. NGA TË GJITHA DIMENSIONET E NJOHURA EDHE KËNDEJ TUBËS SË ERRËSIRËS EKZISTON KOHA, PRANDAJ TI MOS HUMB KOHË, POR PYET ç’TË INTERESON NË DISH, ÇKA DËSHIRON TË DISH , SEPSE NË KËTË DRITË NUK VIHET PËRDITË“.

ADEMI: Nënë, më fal, por a mund të flas me kë dua dhe të pyes ç’të dua?

NËNA: Evlad, me kë të duash dhe ç’të duash, por ti mos u habit që ata nuk habiten e nuk çmeriten për ardhjen tënde në dritë dhe se nuk të bëjnë kurrfarë pyetjesh, sepse, si të thashë, sikundër unë, edhe ata, i dinë të gjitha. Shpirtrat janë të aftë të lexojnë të gjitha informatat, për të kaluaren, për të tashmen dhe për të ardhmën, prandaj as mos merr mundim që të tregosh diç, por vetum pyet pa hezitim. Të gjithë që kanë ndërruar jetë janë; disa prapë jetojnë, kurse disa të tjerë bëhen gati që prapë të jetojnë“.

ADEMI: Nënë, loke, cile, si po shihet, kohën e kemi të kufizuar, por ti e di se tërpinë gjithmonë e kam pasur që të di se ç’mendojnë njerzit e mëdhenjë, prandaj mos ma shih me të madhe që do t’i thërras disa, që do të më kujtohen kështu si shpejtë e shpejtë e pastaj do të vazhdoj kuvendin me Ty

NËNA: JO, evlad, me kohën tënde ke të drejtë të bësh si do vetë. Përndryshe, ti, edhe atëherë shumë pak ke pasur kohë për mua, prandaj mos ngurro. Fillo – Thirri!(Ademi i thërret emrat e disave të cilët i vijnë në mendje për momentin )

ADEMI: FU – HI
FU-HI: “ Urdhëroni, djalë i ri nga Iliria, Arbëria, Shqipëria e Dardhania?

ADEMI: Ndonjë porosi për lëmshin e zi?

FU-HI: Prap po themë se; ai që kalon lumin, nuk ka për të kaluar nëpër të njëjtin ujë kurrë më“.

ADEMI: Aristotel!

ARISTOTELI: Urdhero , djalë i Ilirisë?“

ADEMI: Ndonjë porosi për lëmshin e Zi?

ARISTOTELI: Peshku prishet nga koka, por koka prishet nga bishti!“

ADEMI: DEMOKRIT!

DEMOKRITI: Urdhero djalë i Ilirisë?

ADEMI: Ndonjë porosi për lëmshin e zi?

DEMOKRITI: Kur shikoj se ç’bëjnë pasardhësit e mij, turpërohem që kam qenë GREK!“

ADEMI: ALi Ibën Sina!Ali Ibën Sina: “ Urdhëro, djalë i Kanit të Ballit?

ADEMI: Ndonjë porosi për lëmshin e zi?

ALI IBËN SINA:Arabi, he, arabi u kall flakë në vaj të zi! Mendo pak për ardhmeri!

ADEMI: ÇERÇIL!

ÇERÇILI: „uRDHËRO, djalë i Kanit të Ballit“

ADEMI: „Ndonjë porosi për lëmshin e zi?“

ÇERÇILI: “ Mos u besoni as memoareve të mia!“

ADEMI: SHARL DË GOL!

SHARL DË GOL: Urdhëroni, djalë i Kanit të Ballit!

ADEMI: Ndonjë porosi për lëmshin e zi?

SHARL DË GOL: Rroftë Franca! Poshtë francezët!

( Ademi ndalet dhe i drejtohet të ëmës)
ADEMI: Nënë, e zgjata me burrat e dheut. Tash, disa nga Dardhania.(Tha kështu sikur duke kërkuar ndjesë nga nënë Nazifja)

NËNA: VETUM , VAZHDO TI, EVLAD!(Ademi vazhdoi)

ADEMI: XHEMAIL OBRIA!

XHEMAIL OBRIA: Urdhëro, djalë i ri!

Ademi: Ndonjë porosi për Drenush e Dardhani?

XHEMAIL OBRIA: Mirë ka thënë Shaban Paja: dallap – dallap është dynjaja! Kjo dynjaja rypa – rrypa, herë ma hype, herë ta hypa! Kjo dynjaja prita-prita, herë ma site, here ta sita! kjo dynjaja mosha mosha, herë ma shoshe herë ta shosha!Pleçëro punët e votrës e pastaj të botës.“Pushteti është si deti – me fuqi e me tërpi!“

ADEMI: RAMADAN SHABANI!

RAMADAN SHABANI: “ Urdhëro djalë i ri?“

ADEMI: Ndonjë fjalë për Drenushë e Dardhani?

RAMADAN SHABANI: Mos i bën të keqit e të çmendurit mirë, se ta kthen me çka ka!

ADEMI: ISMAIL KAPITI!

ISMAIL KAPITI: Urdhëro, biri i Nazifes!ADEMI:Ndonjë fjalë për Dardhani?

ISMAIL KAPITI:“ Mos e çoni kohën kot, se e nesermja s’bëhet sot!“

ADEMI:TAHIR BERISHA!

TAHIR BERISHA:Urdhëro, zogu i Berishës!

ADEMI: Ndonjë fjalë për Drenushen e Dardhaninë?

TAHIR BERISHA: Drenusha është si arusha: gjashtë muaj punë e gjashtë muaj gjumë“.Kur të robëroheni me robërinë, do ta fitoni lirinë!“Kur të hyni atje ku s’hyhet, do të dilni atje ku dilet! Kur tî lëshojmë, do të na lëshojnë!“

ADEMI:NËNË!

NËNA: URDHËRO BIRI IM!

ADEMI:Ata që kan pas ba keq, kanë rënë shumë poshtë…

NËNA: “ E DI BIR E DI. Por edhe e keqja, derisa është në shkallë, ka përmirësim. Shkallët mund të ngjiten, por edhe mund të zbriten, mirëpo, nëse kalohen shkallët, atëherë s’ka përmirësim. Atëherë shpirti humbet. Sepse mos harro, është punë e rrallë – por edhe shpirtrat vdesin. E kur vdesin shpirtrat, ata shëndrrohen në kalbësira që s’i do as bota bimore, as bota shtazore, as bota njerzore. Ata atëherë shëndrrohen në gropa të zeza të gjithësisë. Prandaj ti për këtë mos u merzit biri im..

ADEMI: Nënë, të të pyes diç në besim, si evladi nënën e vet. Ç’bën baba Zeçir?NËNA:Është duke e qitur në dyzen një çifteli pa tela!“

ADEMI. Po, ti nënë, ç’je duke bërë?

NËNA:Jam duke u përgaditur për një jetë të re, për një mishërim të ri.“

ADEMI: Nëse nuk është fshehtësi, kam dëshirë të madhe të di për mishërimin tëndë të ri?

NËNA: Evlad, shpirtrat nuk kanë fshehtësi. Do të mishërohem në një muzikante.

ADEMI: loke, ti nuk tallesh me mua?

NËNA:jo, evlad, shpirtrat as nuk tallen, as nuk ofendohen.

ADEMI: Ti e ke ndier muziken, por megjithatë, disi po më duket…

NËNA:Mos u mërzit evlad, dëshiroj të komunikojë me njerzit me gjuhën e tyre më universale.“

ADEMI: Si kompozitore, nënë, do të ringjallesh?NËNA:Po!

ADEMI: do të jenë ato kompozime nga tabani dardhan?

NËNA: Po, bir, nga tabani pellazgjik, ilir, dardhan, arbëresh, shqiptarë, njerëzor…

ADEMI: Nënë, ç’do t’u thuash njerëzve me muzikën tënde?

NËNA: Bir, muzika nuk është gjuhë për t’u thënë të tjerëve diç. Muzika është numër i pafund nocionesh të kthyera në ndjenja, të cilat përmes toneve depertojnë deri në thelbin e shpirtit“.

ADEMI:Nënë përse kriminelet nuk e duan muzikën?

NËNA: Evlad, shumica dërrmuese e njerëzve tonet që krijojnë kompozitorët i kanë të stivuara në nënvetëdijen e intelektit të tyre. Të gjitha ato tone, si të thuash, janë të fjetura në atë pjesë të shpirtit dhe, kur ato tone, përmes veshit, arrijnë te thelbi i shpirtit të qenies intelegjente atëherë ato i zgjojnë ato tone të fjetura…te kriminelet, ajo pjesë përkatëse e ndërgjegjës së tyre është e zbrazët prandaj dhe muzika që arrin përmes veshit në shpirtin e tyre shkakton vetum kumbime shqetësuese dhe të padurueshme për ta..

ADEMI: A do të kem fat që ta dëgjojë atë muzikë, muzikën tënde nënë?

NËNA: Evlad, ti atë muzikë e ke në shpirtë. Pothuajse të gjithë shqiptarët, kudo që janë, atë muzikë e kanë në shpirt, vetum se ajo muzikë është e fjetur prandaj edhe Shqiptarët janë të fjetur…( një pjesë që 15 vite është në hipnozë – vërejtja ime). Ajo muzikë do t’ua pastrojë shpirtrat nga dyshimi dhe urrejtja dhe do t’ua mbushë shpirtrat me besim e dashuri. Atëherë Shqiptarët do të mahnitin botën me mrekullit e tyre.

ADEMI: Ah, nënë, mos për këtë do të na duhet të presim shumë?

NËNA: „as shumë, as pak, por tamam sa duhet.“

ADEMI: Më fal nënë e dashur, por disi po më duket si e pabesueshme. Unë kam dëgjuar për mbretresha, poetesha, shkrimtare, shkencëtare, artiste, sportiste me famë, por për ndonjë kompozitore s’më bëhet se kam dëgjuar.

NËNA: Kjo edhe do të jetë, evlad një nga mrekullit tona.

ADEMI: je e sigurtë nënë që vetum muzika do t’i zgjojë shqiptarët nga gjumi?

NËNA: Po, biri i nënës, vetum ajo është e zonja t’i shpërthejë barrierat në mes nesh botes, vetëm ajo është e zonja t‘ këpusë të gjithë ata penjë, toja, litarë, vargonjë e pranga , me të cilat Shqiptarët e kanë lidhur vetveten

ADEMI: Ah, nënë, më vjen shumë keq shumë keq, me vjen tepër keq që më duhet të të themë se unë dyshoj që muzika mund të shërojë shpirtin tonë të nakatosur nga urrejtja. Muzika është tepër e butë, shumë e butë, fort e butë për një gjë kaq të vështirë…

NËNA: Evlad, është koha e fundit që ta kuptojmë që në jetë çdo gjë është interes e edhe dashuria është interes. Nëse jep dashuri, merr dashuri, nëse jep vepër merr kundërvepër. Është koha e fundit ta kuptojmë se jeta është luftë, por jo luftë kundër vetëvetës e të tjerëve, por luftë që me vepra e krijimtari t’i pushtojmë hapësirat e pakufishme të gjithësisë.

ADEMI: Nënë, si i di¨, ti, këto gjëra?

NËNA: sHPIRTI I DI TË GJITHA, POR NUK MUNDET ASGJË, PRANDAJ DUAJE DHE PRANOJE JETËN TËNDE ASHTU SI ËSHTË SEPSE BOTË MË TË MIRË SE AJO NUK KA.Gëzoju errësirës. sikurse edhe dritës, sepse, si po bindësh, pa errësirë, vetum në dritën e kulluar, nuk shihet asgjë..

ADEMI: Po nënë, si të gëzohem në këto rrethana?

NËNA: Evlad, gëzimi e pikëllimi nuk kanë kufij. Duhet të dish t’u gëzohesh atyre që i ke dhe ka aq shumë gjëra për t’u gëzuar, sa që shumicës së njerëtve as nuk u shkon mendja… Gëzoju biri im, duarve tuaja, që të shërbejnë me aq bindje e aq perpikmëri, gëzoju këmbëve tuaja, që të qojnë kahdo që do ti; gëzoju syve tu, atyre dritareve të shpirtit, përmes të cilave sheh bukuritë e pafundshme të natyrës dhe që të shërbejnë në mënyrë aq të palodhshme dhe besnike; gëzoju veshit tëndë, hundës sate, gojës sate; gëzoju të gjithave që ke rreth e rrotull vetes; gëzoju, mbi të gjitha, vetes sate, asaj mrekullie të natyrës.
Mos vajto per gabimin, se atëherë bënë gabim edhe më të madh se gabimi, por gëzoju edhe gabimit tëndë – sepse e pe. e zbulove, e hetove, u bëre më i mençëm, u bëre më njeri. Gëzoju, evlad , edhe kundershtarit tëndë, ruaje edhe kundërshtarin tëndë si vetën tënde, se pa të, ku do të dije se kush je, çka je, sa di, sa mundesh, sa duron…

ADEMI: Ta kemi goditur varrin, nënë. Një varr të thjeshtë, por le të dihet.

NËNA: Biri im, varri nuk është vepra ime. Varrin e bëre ti, që të jesh i pastër para botës që të mos thonë: Ja, aq shumë vuajti e ëma për të, kurse tani asaj nuk i dihet varri, as shenja. Gabon, ti, gabojnë edhe ata. Vepra ime jeni ju, fëmijët e mi. Nëse mendon se më ke borxh gabon. Të gjithë ne që kemi qenë, jemi dhe do të jemi, i kemi pasur, i kemi dhe do ti kemi borxh vetëm vetvetës. Prandaj, vetëm duke larë borxhin ndaj vetvetes sate, do ta lash borxhin edhe ndaj meje.
Me varre e përmendore nuk lahen borxhet as ndaj të tjerëve, as ndaj vetvetes. Nga Ne të gjithë që kemi jetuar, nga Ata që jetojnë dhe nga ata që do të jetojnë, janë kërkuar, kërkohen dhe do të kërkohen krijime e vepra, që e bëjnë dhe që do ta bëjnë jetën e njeriut dhe jetën e të gjitha gjallesave të lumtur..

ADEMI: Nënë, si do ta bëjë këtë punë? Ti i di mundësitë e mia.

NËNA: Prore kam pas besim në Ty dhe nuk kam dyshuar kurrë se herdo – kurdo një krijimtar në rrugën e lumturisë. Për ata që shikojnë anash kjo rrugë do të jetë plot me ferra, driza e vështirësi, por vetum ata që hyjnë në rrjedhate asaj rruge, e shohin se ajo është rrugë, që edhe disfatat i shëndërron në fitore.
ADEMI: Më thuaj nënë, të lutem si? Më thuaj si, se mjaftë brodha rrugëve të rrejshme, përrojeve dhe thellutave. Më thuaj, nënë, se çdo herë që nuk të kam dëgjuar, keq e kam pësuar. Ndoshta nuk jam vonuar nënë, shumë, që, më në fundë, përsëri u ktheva të pi gjirin e këshillave të tuaja?

NËNA: Të gjithë jemi vonuar evlad, por të thashë se rruga e lumturisë edhe disfatën e kthen në fitore, edhe vonesen e kthen në përparësi.

ADEMI: Si më trego si, si, si, si….

Këtu e nderpreas dialogun nënë e birë. ky është një dialogë që zhvillohet në mes të dyve që nga 3 marsi i vitit 1966, vit kur nëna Nazë u largua nga jeta, me mall për të birin dhe i biri me mall për të ëmën…
Edhe sot e kësaj dite zhvillohet ky dialog në mes të të dyve..

Fund

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img