Dje më 8 Mars 2025, para selisë së BE në „ sheshin e Luksemburgut“ nën organizimin e LPK-ës ( të Riorganizuar) dhe disa shoqatave shqiptare të Brukselit, u organizua një protestë Gjithëpopullore, pikrishtë kur në tërë botën shënohet dita e gruas qëndrestare, revolucionare dhe çlirimtare siç ishin gratë e familjes Jashari. Protesta gjithë Popullore kishte për qëllim po ashtu, të njohtonte opinionin ndërkombëtar për padrejtësitë e mëdha që u bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga pushteti gjenocidal i Serbisë sikurse pushteti simotër i tyre, që u mohon të drejtat elementare shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët janë shtet formues.
Tubimi i udhëhequr nga Agim Shabani nisi me intonimin e Hymnit Kombëtar dhe me një minut heshtje për gjithë dëshmorët e kombit…
Fjalimi i përgaditur me këtë rast u lexua në disa gjuhë por përmbajtja ishte e njëjtë.
Në gjuhën shqipe fjalimin e lexoj Esat Halilaj teksa në gjuhën Angleze Jeton Lleshi.

Fjalimi u lexua edhe në gjuhën frënge teksa një telegram përshëndetës nga Dashamir Uruçi u lexua nga Ismet Shabani.

Në Manifestim dominonte flamuri Kuq e Zi që me krenari valëvitej lart nga disa fëmijë krenar, që edhe ata në këtë ditë po kontribonin për kombin e tyre.
Në vazhdim po japim fjalimin e lexuar në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe frengjisht:
LËVIZJA POPULLORE E KOSOVES
Fjalimi për manifestimin perkujtimor dhe Protestues me rastin e dites së
gruas, 08.Marsit 2025, të mbajtur në oren 14:00 në Place-du-Luxembourg
në Bruksel- Belgjikë
Të dashura motra dhe vëllezër,
Të nderuara zonja dhe zotërinj,
E nderuara zonja Kryetare e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,
I nderuar zotëri President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J.
Trump
E nderuara zonja Kryetare e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola
I nderuari zotri Komisar i Posaçëm ndërmjetësues për normalizim të
raporteve Kosovë- Serbi, Peter Sorensen,
Ne jemi tubuar sot këtu në Bruksel, që të ngremë zërin tonë të perkujtimit e
të protestës në mënyrë paqësore dhe demokratike, kundër padrejtësive që i
janë bërë në tërësi kombit shqiptar gjatë së kaluarës historike të këtij vendi
dhe populli autokton dhe, kemi të bëjë me padrejtësi nga këto të cilat edhe
sot në kohen tonë bashkëkohore, kanë zënë të përseriten me një masë dhe
intensitet ndoshta më të ulët se në të kaluaren e hidhur, mbase aspak janë
këto me dhembje më të vogla se në të kaluaren tonë pafundësishtë tragjike
e të dhimbshme.
Nga fuqitë e mëdha të atëhershme, të cilat e zotronin boten në periudhat e
viteve 1878 der me 1913-të, neve si komb shqiptarë, me vendime arbitrare të
dala nga “Traktati i Shën- Stefanit, Konferences së Parisit, Kongresit të
1LËVIZJA POPULLORE E KOSOVES
Londres, të Berlinit e të Wienes”
, na është imponuar ndarja e trojeve dhe
popullit tonë, popull ky i cili edhe ashtu si indoevropian, por i cili pastaj gjatë
periudhave të ndryshme historike, pushtuesve të rinjë detyrimishtë u janë
nënshtruar përgjakshëm e pamëshirshëm asimilimit të vet gjuhësor,
kulturor, religjioz dhe tjetersimit teritorial e kombëtar të tyre, ku popujt tanë
fqinjë të asaj kohe si edhe të së sotmes, janë poata të njëjtit, e të cilët ende
nuk heqin dorë nga pikëpamjet e tyre antihumane, për t’a zhdukur kombin
tonë dhe për ta futur nën kthetrat e tyre të sundimit të modeleve barbare
mesjetare, për ta nënshtruar pafundësishtë teritorin dhe popullin tonë, me
ligjet e të fortit të pamëshirshëm, edhe perkunder pretendimeve që të njëjtit
të jenë edhe pjesë e Evropes moderne demokratike dhe të civilizuar!

Si munden shtetet që përkojn dhe synojn integrim në BE, derisa marrveshjet
dhe rregullat e pranuara e të nënshkruara me BE-në, atyre nuk ju permbahen
krejtësishtë dhe, kohë pas kohe ato i ndryshojn në rrafshin e tyre gjeografik e
shtetëror të administruar, gjithsesi pas një procesi në kapituj të pranuar e të
kryer integrues, duke i shkelur jo vetëm marrveshjet e memorandumet e
perkryera e të pranuara, por edhe të drejtat bazë të njeriut në trojet tona
etnike autoktone të populluara me shqiptarë vendorë!
Derisa në Serbi populli ynë ende vuan për të drejtën e frymëmarrjes në shqip,
atyre ju mohohet skajshmërishtë të mësohet ajo që duhet, historia dhe
gjeografia e vendit të tyre, ju mohohet gjuha dhe pajisja me libra për fëmijët
e tyre si dhe, kjo formë e “negizmit dhe ekskluzionit nga shoqëritë tjera
bashkëkombse” , kalon në një instancë më të lartë të dhunes hipokrite, duke
i shlyer dhe tjetersuar adresat e shqiptarëve në trojet e veta, deri në atë pikë
sa edhe pasuria e tyre e patundshme ju konfiskohet në mënyrat më barbare
e arbitrare, duke mos ju pranuar madje as e drejtja për mbrojtjen e tyre!
LËVIZJA POPULLORE E KOSOVES
Në Republiken e Maqedonisë së veriut, po bëhen përpjekje për ta larguar
gjuhen shqipe nga perdorimi zyrtar politik e shoqëror në Republiken e
Maqedonisë Veriore, ku mbi 45% e popullates janë shqiptarë dhe autokton

në trojet e veta! Me një vendim të tillë arbitrar dhe të papërgjegjshëm, tani po
merr permasa të gjëra në sferen e vjeter të urrejtjes, duke krijuar një lloj
segregacioni të rinovuar ndaj shqiptarëve në vendlindjen e tyre, në atdheun
e tyre, dhe si e tillë, përbën edhe një shkelje flagrante ndaj të drejtave bazë të
njeriut, duke rrezikuar pastaj skajshmërishtë edhe paqen në këtë vend e
pjesë të Evropes paqëdashse e demokratike!
Greqia e atëhershme dhe e sotme, e pushtoj Çamërin në mënyren me të eger,
duke shfarosur secilen dhe secilin nga ata të cilët dihej se ishin shqiptarë
çamë, të cilët ndjeheshin krenarë si shqiptarë çamë dhe, duke jetuar në trojet
e veta etnike autoktone, si dhe nga ata të asimiluarit e të cilët donin të jetonin
edhe si të tillë, si një komb shembëlltyrë njerëzimi në trojet e veta! Rezoluta
e vitit 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë, tregon qartë peshen e madhe të
tragjedisë gjenocidiale Çame, krime dhe masakra këto të cilat nuk njohin
moshë as vjetrim, sepse ato janë dhe mbeten gjaku i shenjtë i derdhur prej
tyre për trojet e veta autoktone, krime këto për të cilat Greqia, duhet të
pergjigjet ndaj shqiptarëve, poaq sa edhe Gjermania që është përgjigjur per
krimet nazifashiste të kohes së vet, madje edhe në rrafshin global e botëror!
Sot Bashkësia Evropiane, si me kulturen e saj edhe me politikat e saja
integruese e perparimtare, këto të drejta bazë të njeriut jo vetëm se i mbronë,
por edhe i promovon me tërë fuqinë e saj që ka, për një bashkjetesë
paqeruajtëse e skajshmërishtë afatgjate qoftë në rrafshin lokal shtetëror,
qoftë në atë rajonal, poaq edhe në rrafshin kontinental e global botëror!
Prandaj ne mbetemi dhe presim me shpresen e gjallëruar se këto vendime të
ktyre shteteve që aspirojn të bëhen pjesë e BE-së, e të cilat këto të drejta janë
të inkorporuara vullnetarishtë në ligjet e mbrojtjes të së drejtes së njeriut e
LËVIZJA POPULLORE E KOSOVES
popujve në vendet përkatëse, të monitorohen me kujdesë të veçantë nga
Këshilli i BE-së dhe, të mos lejohet asnjë devijim i mundshëm keqbërës e
keqpërdorës mbi kurrizin e shqiptarëve dhe atyre që nuk duan asgjë tjeter,
pos të jetojnë të lirë e të prosperuar në vendlindjet e tyre, pa të drejta të
dhunuara, pa nderhyrje arbitrare dhe pa shpifje e formulime të mundshme të
karakterit kriminal, pa krijimtari kriminale fiktive dhe larg çdo realiteti të
trilluar nga pushtuesit për interesa të tyre të karakterit racist e shfarosës në
të njëjten kohë!
Ne si komb në përgjithësi, u jemi pafundësishtë mirënjohës në veçanti
Bashkësisë Evropiane, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, OKB-së dhe
paktit të NATO-s, që ndihmuan luftën tonë të drejtë për mbijetesë, për
ndaljen e gjenocidit dhe masakrave, për spastrimin etnik të trojeve tona si
dhe për çlirimin definitiv nga kthetrat e “Kasapëve njerëzor të Ballkanit”
, si të
Sllobodan Millosheviçit dhe bashkëpunëtorëve të tij shtetëror, lokal e
rajonal.
Nga sulmet e ushtrisë dhe policisë Fashishte serbe të ndërmarra në Prekaz
më datë 5, 6 dhe 7. Mars 1998, u flijua një familje e tërë, Familja Legjendare
Jashari me 59-të anëtarë të saj, e cila domosdoshmërishtë u bë gurëthemel
i shtetit të sotëm të Republikes së Kosovës, prandaj jemi sot këtu, duke
realizuar këtë Manifestim përkujtimor për gjithë këto viktima të pafajshme,
erdhëm këtu për nderimin e nënave, motrave dhe fëmijëve, pleqve e të
rinjëve, të familjes Jashari e Geci, të masakruar në shtëpitë e tyre, të bërë pre
e barbarisë sërbe, duke mos zgjedhur as gjini dhe as moshë nga kjo masakër,
që ka trondit jo vetem ne si komb, por edhe gjithë boten humane e
demokratike!
Neve sot jemi të mbledhur këtu në sheshin përballë Parlamentit Evropian,
për të ngritur zërin e perkujtimit të hidhur e të protestës, mbi të gjitha, për
LËVIZJA POPULLORE E KOSOVES
nënat dhe motrat tona heroike që u detyruan pastaj edhe të ikin, edhe të
luftojn, por edhe për t’u flijuar për çlirimin e Kosovës së tyre, për të vetmin
atdhe që kishin, ato kanë mbetë të dhunuara seksualishtë, të vrara e të
masakruara barbarishtë, madje në shtëpitë e tyre, edhe si popullatë civile
dhe e pambrojtur por edhe e paarmatosur njëherazi! U masakruan vetëm se
për forcat sërbe duhej të zhdukej gjeneza e popullit- kombit shqiptarë në
trojet e pushtuara prej tyre, për të realizuar spastrimin etnik gjenocidial ndaj
shqiptarëve vendorë!
Ne shqiptarët jemi autokton në viset e Ballkanit perendimor, mbase jemi aty
që nga lashtësia, me kulturë dhe traditë evropiane, prandaj duam që sot fare
pa humbur kohë, të jemi pjesë e pandarë e Bashkësisë Evropiane, mbase
gjithëher i vlerësojmë dhe i kultivojmë gjenetikisht vlerat demokratike të
kultures me cilësi Evropiane, dhe prandaj nuk mund të lejojmë në asnjë
mënyrë që ato të na cenohen, kurrë më në historinë e në token tonë !
Sot, edhe udhëheqësit tanë të mëhershëm ushtarak dhe politik, ende po
mbahen të mbyllur në burgjet e Hages, krejtësishtë me akuza të pa baza e
ndër më të ndryshmet, nga ato më banale dhe fare të paqëna, mbase
skajshmërishtë të trilluara, dhe duke bashkangjitur enkas falsifikime të
përpunuara nga dora e krimit të organizuar, si ato nga agjencione të fshehta
të specializuara serbo-ruse, gjoja se na qënkan si vepra penale të kryera nga
ish udhëheqësit tanë, por për të cilat asnjëherë nuk u gjeten prova, madje as
në baza teorike, as formale, qoftë penale, qoftë ligjore, duke i detyruar këta
jo vetëm të përgjigjen për akuzen më banale të mundshme, si ajo e raportit
gjoja për “Tregti organesh njerëzore në Kosovë”
, të dala nga një raporti poaq i
falsifikuar dhe i përcjellur në Këshillin dhe Parlamentin e BE-së pikërishtë
përmes duarve të të ndjerit zotëri Dick Marty, e deri te vrasjet e ndryshme
njerzish, gjoja si krime të kryera në mënyrë të organizuar, trillime këto të cilat
asnjëher nuk gjeten as mbështetje provash apo deshmishë, as deshmitarë
LËVIZJA POPULLORE E KOSOVES
të besueshëm dhe as ndonjë nga provat që mund të përforcojn dyshimin e
bazuar dhe, perkunder gjithë kësaj katrahure ligjore, pa asnjë cilësi drejtësie
e ligji, vazhdojn të mbahen ende aty, për t’u pergjigjur për vepra që skanë dorë
dhe që asnjëher nuk i kanë kryer!
Prandaj, duke u lutur për mirëkuptimin tuaj, mundë dhe duhet kuptuar qartë
se nuk mundemi të rrimë indiferent dhe të mos ju kerkojm në bazë të bindjes
sonë të plotë në pafajsin e tyre:
“Lirimin dhe nderimin e çlirimtarëve tanë, liri për të akuzuarit dhe të
burgosurit e pafajshëm”, që mbahet padrejtësishtë të mbyllur në Hague!
Dhe në fund, një falenderim i veçantë shkon edhe për autoritetet e
administrates së kryeqytetit të Bashksisë Evropiane- qytetit të Brukselit, nga
të cilët me lejen dhe autorizimin e tyre, na është mundësuar Organizimi i këtij
Manifestimi perkujtimor e protestues shumë të rëndësishëm për Kombin
tonë, si per nga natyra perkujtimore e viktimave femra shqiptare të Kosoves
për nderë të 08. Marsit dites së grave, poashtu edhe për shprehjen e shumë
brengave të shoqërisë sonë Kombëtare Shqiptare, lidhur me mungesen e
drejtësisë në koekzistencen njerëzore, sociale, ekonomike, politike,
kulturore dhe multifetare në trojet tona, si pjesë integrale e Bashkësisë
Evropiane, për t’u gëzuar me të drejta të plota e të barabarta si për të gjithë të
tjerët!
Për degjueshmërin tuaj, për pranimin e kerkesave tona paqësore legjitime
dhe të drejta njerëzore, për analizimin dhe monitorimin e situates në të gjitha
trojet tona etnike të ndara dhe të administruara nën shumë shtete të
ashtuquajtura multietnike Ballkanike, për të vënë drejtësin në nivelin e duhur
për shtresen popullore dhe etnike shqiptare në trojet e veta, e në sferen
nderkombëtare

Ju falenderohemi pafundësishtë.
Këshilli Organizativ i Lëvizjës Popullore të Kosovës (LPK)