spot_img

SHOQATA „ BASHKIMI“ NË USHTER

Shoqata „Bashkimi“ u themelua në vitin 1993. Themelimi i shoqatës ishte ideja e disa personave të angazhuar nga Usteri dhe rrethina. Ata e panë nevojën e një bashkimi shqiptar dhe urgjencën për të krijuar një pikë mbështetjeje për bashkatdhetarët e sapoardhur në këtë zonë. Pas përleshjeve të armatosura në vitet ’90, shumë shqiptarë emigruan dhe kërkuan një shtëpi të re – sikurse edhe këtu në Uster.

Kështu u themelua shoqata „Bashkimi“ me qëllim që të ruajë identitetin kombëtar shqiptar edhe në vendlindjen e re dhe të kujdeset për traditat që janë të rrënjosura thellë në kulturën e vjetër evropiane, nga ana tjetër të lehtësojë dhe të nxisë integrimit në jetën e përditshme zvicerane.

Shoqata „Bashkimi“ shihet si pjesë e popullit shqiptar. Përmes saj duhet të paraqitet një imazh realist i kombit dhe kulturës shqiptare për komunën e Usterit dhe rrethinat e saj. „Bashkimi“ bashkëpunon me të gjitha shoqatat shqiptare, zvicerane dhe të tjera në Zvicër dhe jashtë vendit. Ajo ka një numër anëtarësh që rritet vazhdimisht. Veçanërisht oferta e grupeve të valleve (tradicionale) gëzon popullaritet të madh te rinia.

„Bashkimi“ organizon çdo vit festat Kombëtare Shqiptare si dhe aktivitete kulturore lokale.

Është e rëndësishme që shqiptarët që jetojnë në Zvicër të mos harrojnë origjinën e tyre, të vazhdojnë të kultivojnë gjuhën dhe traditat e tyre dhe t’i përcjellin ato te fëmijët.

Sot mbi 30 Vite punë gëzojmë mbi 250 Anëtarë dhe mbi 140 Valltarë në disa Grupe. 

Së bashku do ta arrijmë këtë!

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img