spot_img

Shënimi i 44 vjetorit të Demonstratave të vitit 1981

Shkruan: Shefik Sadiku

Universiteti i Prishtinës (pjesë e të cilit ishin Studentët e Fakulteteve dhe të Shkollave të larta, këto të fundit ishin në disa qytete si në: Mitrovicë, Gjakovë, Pejë Prizren dhe Gjilan) kishte një numër të madh të Studentëve, të cilët jetonin në kushte të vështira sociale. Shumica e studentëve vinin nga vise të largëta për të Studiuar duke i përfshirë edhe Studentët Shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe, nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. 

Faktorët kryesor që i detyronin Studentët të jenë të pa kënaqur me pozitën politike të Shqiptarëve në ish jugosllavi ishin: Pushtimi klasik i viseve Shqiptare, Shfrytëzimi ekonomik, kushtet e rënda sociale, shkelja e të drejtave elementare, si në Punësim, Kulturë, Arsim, Sport, ndalimi i kontakteve dhe lëvizja e lirë e popullit tonë etj. Sidomos krahasimi me kushtet e Studentëve në Jugosllavi. P.sh. Studentët e Serbisë merrnin “Kredi” nga Serbia 10 herë më të lartë se, sa Studentët nga Kosova! Studentët e Serbisë merrnin edhe “Bursa” kurse Shqiptarët në numër më të vogël, edhe këtu dallimi ishte po ashtu i madh. Ndalimi i Literaturës për lexim të lirë, ndalimi i kontakteve me Shqipërinë, burgosjet e Studentëve, siç ishin më 1975 në krye me Adem Demaçin, krijimi i grupeve armiqësore etj. Me fjalë tjera Shteti Jugosllav e sidomos Republika e Serbisë, nuk pajtohej që Shqiptarët të kenë zhvillim normal të jetës sepse duhet të mbesin “Robër” të përjetshëm të Shovinizmit Serb!…

Duke i parë rrethanat që u përshkruan më lartë, disa student që kishin bashkëbiseduar në mes vete (sidomos me 9 e 10 mars, pse 11 marsi? E zgjodhën si datë, sepse ishte ditë e Mërkure, mesi i javës gjithë studentët ishin në Prishtinë, R.G) vendosën që më 11 mars të grumbullohen nga Konvikti nr. 3 e të nisen për te Mensa e Studentëve, ku do të mbërrinin në ora 19.00. Kështu edhe kanë vepruar, janë nisur nga Konvikti në drejtim të mensës: Gani Koci, Murat Musliu, Selim Geci, Kadri Kryeziu, Januz Januzaj, Bedri Deliu dhe Ramadan Gashi.

Këta Studentë kishin bashkëbiseduar edhe me të tjerë të cilët e merrnin si shkak të pakënaqësisë “pritjen e stërzgjatur në radhë për tu ushqyer, me orë të tëra!

Për pak çaste grupi është konsultuar se si të veprojë, pasi ende nuk kishte grumbullim të madh të studentëve dhe tash po funksiononin edhe vijat në katin e parë. Pas diskutimeve, është vendosur të veprohet sipas planit të mëparshëm, por fillimisht të kontaktohej udhëheqësi i mensës për të biseduar lidhur me kushtet dhe zhvillimet në mensën e studentëve. Ashtu edhe u veprua, kur disa nga grupi u futën brenda, në hapësirat e mensës për të biseduar, por askush nga udhëheqësit e Qendrës Studentore nuk doli. Në atë mbrëmje dhe në ato momente ka filluar përmbysja e pjatave dhe e karrigeve nga shumë studentë. Pas disa minutave turma e studenteve është grumbulluar në oborrin e mensës dhe është nisur drejt qytetit për të shprehur revoltën e filluar në mensë. 

Studentët e filluan marshimin drejtë Qytetit (rreth 200 – 300 studentë), duke i brohoritur Parullat: përgjatë  rrugës “Ramiz Sadiku”. Turma është kthyer në të majtë të rrugës, prapa Fakultetit Juridik, për të dalë në sheshin e qytetit, ku ka vazhduar deri te Komiteti Krahinor i LKJ. Aty turma është ndalur për pak kohë dhe ka brohoritur parullat: “Duam kushte”, “Barazi për shqiptarët”, “Lironi shokët nga burgu”, “Liri për Adem Demaçin”, “Bashkim”, “Poshtë borgjezia” etj. Është brohoritur edhe parulla “Kosova – Republikë”, por me një brohoritje sporadike, sepse kishte mëdyshje se mos është herët për këtë “kërkesë”. Pastaj, turma ka lëvizur drejt rrugës, për t’u kthyer kah Fakulteti Filozofik. Kur ka arritur afër ndërtesës së Fakultetit, është ballafaquar me kordon të milicisë, e cili ka reaguar me gaz lotsjellës. Milicia ka dashur ta pamundësojë që turma të bashkohej me grupin tjetër shumë më të madh të studentëve, që ishin mbledhur te udhëkryqi, afër Mensës së Studentëve, për të protestuar. Studentët, të shpërndarë nëpër grupe të vogla, kanë depërtuar dhe ju kanë bashkuar turmës pranë mensës. R.G

Në këto çaste Ali Lajçi e merr fjalën dhe fletë para studentëve edhe për kushtet sociale të tyre por, edhe në mes tjerash e përdor Fjalën “Vurmak”, t’i japim kësaj toke gjak Rinor që të ngritemi në nivelin social-ekonomik me studentët e Republikave tjera të Jugosllavisë, por, edhe në aspektin arsimor-kulturor pse jo edhe në aspektin politik… që t’i gëzojmë gjitha të drejtat dhe Lirinë tonë të kombit Shqiptarë…

Pushtetarët për ngjarjet e 11 Marsit, kanë qenë të kujdesshëm në vlerësim. Demonstratat i vlerësuan si prishje të rendit dhe qetësisë publike, nga një grup studentësh. Qetësia, e krijuar më pastaj për disa ditë, ishte sa për të përfituar në kohë, në mënyrë që t’i identifikonin dhe t’i ndëshkonin studentët organizues dhe ta pamundësonin vazhdimin e demonstratave tjera. Rrjedhimisht, pikërisht më 26 mars në Prishtinë do vjen një provokim i ri për Shqiptarët dhe për Studentët, Stafeta e Titos, satrapit dhe antishqiptarit, i cili i printe shtypjes barbare të populli tonë, ai i mbante dy poste, Kryetar i RSFJ-së dhe Kryetar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste Jugosllave, nga kjo kuzhinë politike, shovinistët serb i realizonin qëllimet politike antishqiptare, pra, nëpër mes mekanizmave politikë, i shfrytëzonin mekanizmat ekzekutues siç janë: Milicia dhe ushtria jugosllave, për t’i ngulfatur demonstratat gjë që edhe kanë vrarë shumë demonstrues … Më 26 mars organizimi dhe revolta e studentëve tregoi se do të intensifikohet rezistenca dhe përkushtimi për arritjen e qëllimit. Revolta studentore, si dhe klasa punëtore u shndërrua në Kryengritje gjithë popullore, e shfaqur më 26 mars, 1 e 2 prill, tentohet të shtypet me dhunë, por kjo revoltë u shtri në të gjitha qytetet e Kosovës, duke u shndërruar në demonstrata masive popullore…. 

Pushteti jugosllav e shpalli gjendjen e luftës, e cila në Kosovë, nuk është pezulluar prej 8 shkurtit 1945!…

Kërkesat e Rinisë dhe popullit shqiptarë ishin të drejta, ishin kërkesa të ligjshme, mirëpo, pushtuesit i trajtuan dhe i kualifikuan si kërkesa “Kundër revolucionare dhe armiqësore”. Politikanët e Kosovës dhe Autonomistët, kaluan në planin politik dhe operativ të Serbisë, e sidomos pas mbajtjes se fjalimit të “famshëm” të Fadil Hoxhës (Anëtar i Kryesisë së RSFJ-së, dhe, Anëtar i KQ të LKJ) para “Aktivit Politikë” të Kosovës me fyerjet më të rënda i gjykoi “Kërkesat” e Demonstruesve dhe të popullit Shqiptarë. Gjithashtu, kërkonte që të dënohen të gjithë ata, të cilët janë kundër “Bashkimi – Vëllazërimit” të Kombeve e Kombësive të Jugosllavisë! Demonstruesit i quajti, kundër revolucionar dhe Irredentist e armiq të përbetuar, të cilët duan ta shkatërrojnë Shtetin jugosllav, ata janë bijtë e Ballistëve, Fashistëve, etj…

Në Demonstratat e vitit 1981, nga dhuna e milicisë jugosllave, janë vrarë nëntë Demonstrues.

Okupatori u ringjallë me këto organe, të cilat ishin Urdhërdhënëse: Kryesia e RSFJ-së, Komiteti Qendror i LKJ-së, (për vrasje, dënime e ndjekje të Popullit Shqiptarë),

Komitetet Qendrore të LK të Republikave dhe, Komitetet Krahinave të LKJ, (duke i përfshirë Kosovën e Vojvodinën).

Armata e Jugosllavisë, UDB-ja, KOS-i, Milicia, Gjykatat, Prokuroria, për t’i burgosur, torturuar e dënuar, Rininë Shqiptare.

Sa do që intensifikohej dhuna dhe terrori nga pushtuesit, Populli Shqiptarë nuk hoqi dorë nga rruga e Lirisë, edhe pse ishin të vetëdijshëm se Çmimi i Lirisë do të jetë i shtrenjtë! 

Demonstratat do të përsëriten vit pas viti, Studentë e Popull, gjer në daljen në Skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ishte partnere me NATO-n! UÇK-ja nga trolli i Kosovës dhe NATO nga ajri e detyruan  kapitullimin e Ushtrisë jugosllavo-serbe, e cila në Kumanovë e nënshkruan marrëveshjen me NATO-n, më 10.06.1999!

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img