Sa të vjetër jemi
Jemi t’vjetër, këtë e di bota,
Jemi të lashtë në këto votra.
Sa të vjetër ne që jemi,
Plisin dëshmitar e kemi.
Të dhënat janë që moti,
Sa të lashtë jemi, e di veç Zoti.
Jemi të vjetër, nga lashtësia,
Atëbotë s’shkruhej historia.
Në gjurmimet e kohëve të vona,
Gjenden reliktet e lashtësive tona.
Në tokë thellë gjërat janë gjet,
Nën tokë kemi edhe qytet.
Nëse s’e themi nga modestia,
Na mallkon vet historia.
Vallë, sa të vjetër ne që jemi,
Plisin e bardhë dëshmitar e kemi.
🖊️ Xhevat Kabashi


