spot_img

Qatip Osmani jep dorëheqje nga Struga Trim Lum

Shkurt 24/02/25

Kampioni Struga Trim Lum do të udhëhiqet nga një trajner tjetër për pjesën e mbetur të sezonit në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. Qatip Osmani, ka dhënë dorëheqje pas humbjes së djeshme ndaj Vardarit.

“Qatip Osmani nuk do ta drejtojë më ekipin e Struga Trim Lum. Pas rezultateve të dobëta, sidomos në fillim të sezonit pranveror, strategu tetovar dha dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit dhe të njëjtën e pranuan edhe drejtuesit e klubit, të cilët do të vendosin për pasardhësin e tij në ditët në vijim. Qatip Osmani e mori drejtimin e Struga Trim Lum në fund të majit të vitit të kaluar, duke e udhëhequr ekipin në gjithsej 26 ndeshje (12 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje). Klubi i shpreh mirënjohje për Osmanin për profesionalizmin e tij gjatë kohës së kaluar së bashku, duke i uruar gjithë të mirat në karrierën e tij të ardhshme”, njofton Struga TL.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img