Pakti Kosovë – Shqipëri – Kroaci për kohë rreziqesh 

Ruajtja e paqes në rajon, mjedisi i brishtë i sigurisë dhe rreziqet gjeopolitike u përmenden sot në Tiranë, ku Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan një deklaratë për ta forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

1
25

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar sot në Tiranë një deklaratë trepalëshe për të bashkëpunuar më fort në fushën e mbrojtjes.
Sipas mediave, kroate që shkruan për ngjarjen dyert janë të hapura edhe për anëtarin e katërt Bullgarinë.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci tha se ky “nuk është kërcënim ndaj askujt” por “angazhim shtesë për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor”.

Me këtë deklaratë të nënshkruar, ai tha se “Shqipëria, Kroacia dhe Kosova do të jenë bashkë edhe më fuqishëm përballë sfidave dhe synimeve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.

Deklarata, siç tha Maqedonci, përfshin “forcim të bashkëpunimit dhe avancim të hapave për mbrojtjen e territoreve dhe të njerëzve tanë; për të kontribuar për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare; si dhe për prodhimtarinë e industrisë së mbrojtjes”. Për këtë, ai tha se “Shqipëria, Kroacia dhe Kosova, do të angazhohen për forcimin e lidhjeve mes tyre, rritjen e ndërveprueshmërisë mes ushtrive të tri shteteve tona përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta; rritjen e angazhimit për t’i luftuar kërcënimet hibride dhe për tu mbrojtur prej tyre; bashkërendimin e politikave për integrime euroatlantike dhe me theks të veçantë ndihmën e nevojshme ndaj Kosovës për tu integruar në nisma rajonale të mbrojtjes dhe të sigurisë”./ZëriiKosovës

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here