spot_img

Në Tetovë u lëshua në përdorim bulevardi “Bato”, në gjatësi prej 700 metra

Në Tetovë u lëshua në përdorim bulevardi “Bato”, në gjatësi prej 700 metra që kap vlerën prej 1.1 milion euro. Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se ky inaugurim është paralajmërim për investime të tjera.

“Ky projekt është i rëndësishëm sepse po as sa zgjidh një ndër problemet më të mëdha të komunës në infrastrukturës, është i rëndësishëm sepse paralajmëron një valë të madhe investimesh në infrastrukturë, të përkrahura nga Qeveria, që për këtë vit për Tetovën do jetë me vlerë prej 15 milion euro dhe që pjesa më e madhe e tyre janë për infrastrukturë rrugore”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Kryeministri Mickoski i cili mori pjesë në inaugurimin e bulevardit paralajmëroi se së shpejti do të nisin punimet edhe për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, projekt ky i rëndësishëm për qytetarët e të dyja vendeve.

“E dëgjuam edhe kreun e kryetarin për Tetovën ka projekte që do financohen në vlerë prej rreth 15 milion euro. Shfrytëzoj rastin që të them se këtu shtohen dy projekte kapitale për këtë rajon dhe falënderoj këshilltarët që votuan rekonstruimin e shkollës Kiril Pejçinoviq në vlerë prej 50 milion denarë, dhe rruga Tetovë Prizren, ku tashmë janë formuar grupet e punës dhe punojnë edhe në këtë projekt”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img