Shkruan: Abdullah Prapashtica
TRESHJA E MADHE E PKMLSHJ
Tre të akuzuzarit e parë prej Grupit me të madhe të dënuar me akuzë për Organizimin e Demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës të 1981 prej 23 vetave në Gjykimin më të madhe në Prishitne dhe në Kosovë në kohën e regjimit diktatorial neostalinist të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë së Titos!
GJYKATAT TITISTE VEPRUAN „NË EMËR TË POPULLIT“
KUNDËR POPULLIT!
(citim nga RKL)
…
“Në emër të popullit”…, prokurorët, hetuesit, gjyqtarët, milicët, dënuan dhe ndëshkuan brutalisht dhjetëra mijëra bashkëkombës (Koment RKL) Kurrë nuk do të harrohen gjykimet dhe dënimet drakonike, që ndërmori politika titiste jugosllave kundër liridashësve të Kosovës, dënime të cilat ishin intensifikuar sidomos pas protestave studentore të Marsit dhe Prillit të vitit 1981, kur rinia përparimtare e vendit tonë dhe grupet patriotike, që vepronin fshehur, tashmë kishin arritur të bënin ndarjen e madhe mes shqiptarëve liridashës, që kërkonin liri, drejtësi e barazi shoqërore dhe klasës pacifiste projugosllave, e cila e pranonte prosperitetin dhe ardhmëninë e lumtur të shqiptarëve në bashkësi me popujt sllavë në RSFJ.
“Në emër të popullit”…, prokurorët, hetuesit, gjyqtarët dhe shumë ish-milicë shqiptarë dënuan dhe ndëshkuan brutalisht dhjetëra mijëra bashkëkombës liridashës nga të gjitha trojet etnike shqiptare (të okupuara nga Jugosllavia ) deri në qershor të vitit 1999. Po sjellim një shembull nga gjykimet e tilla, duke afishuar kronologjikisht aktgjykim e 15 shkurtit të vitit 1983, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë kundër një grupi të madh nacionalistësh e irredentistësh shqiptarë.
Në emër të popullit… ( P-K.nr. 167/82)
Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në kolegjin e përbërë nga gjyqtari, Mentor Qoku, kryetar, nga gjyqtarja e kësaj gjykate, Verosllava Dimiq dhe gjyqtarëve porotë: Dojqin Maksimoviq, Ilaz Aliu dhe Emin Azemi, në pjesëmarrjen e punëtores së kësaj gjykate, Atifete Krasniqi, procesmbajtëse, në çështjen penale kundër të akuzuarve: Rexhep Maqedonci, Adem Prapashtica, Nusret Ahmeti, Kadri Cakiqi, Adem Dervisholli, Sabit Gashi dhe Skënder Vardari, të gjithë për veprën penale “Bashkim për veprimtari armiqësore” nga neni 136. alineja 1, lidhur me nenin 114 të Ligjit Penal të RSFJ,
Lutfi Maqedonci, Fatmir Graiçevci, Bahtir Ahmeti, Martin Çuni, Meriman Braha, Osman Maqedonci, Arban Hoxha, të gjithë nga Prishtina, Naim Mahmudi nga Dragonishta e Vogël KK Kërçovë dhe Ahmet Islami nga Prishtina, të gjithë për vepër penale “Bashkim për veprimtari armiqësore” nga neni 136, al. 1 e LP të RSFJ, lidhur me nenin 114, Avdi Krasniqi nga Peja për vepër penale “cenim kundërrevolucionar i rregullimit shoqëror” nga neni 114, Ahmet Qeriqi nga Shtimja, Zenun Gjoci nga fshati Gjocaj, Hamëz Morina nga fshati Llashkadrenoc, Sallah Jonuzi nga Ferizaj dhe Idriz Isufi nga Prishtina për vepër penale “Propagandë armiqësore” nga neni 133. al. 1 dhe i akuzuari Agim Ahmeti për vepër penale “Moskallëzim i veprës penale” nga neni 172 al. 1, sipas aktakuzës së Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë pp.nr. 152/82, 156/82, 158/82,…. në prani të të akuzuarve dhe të avokatëve mbrojtës, shumica syresh me detyrë zyrtare si:
Mehmet Dushku, Zeqir Arni, Zhivojin Jokanoviq, Ivko Jagodiq, Engjëll Çeta, Hasan Kryeziu, Gavrilo Vuleviq, Latif Krasniqi dhe Avni Gjakova, gjatë mbajtjes së seancave “publike” prej 7 deri më 12 shkurt të vitit 1983, në prani të përfaqësuesve të aktakuzës, zëvendës-prokurorëve të Qarkut në Prishtinë,
Reshat Millaku dhe Ruzhdi Kozmaqi, më 15 shkurt 1983 shpalli aktgjykimin dhe dënoi të akuzuarit:
Rexhep Maqedonci, 14 vjet burg,
Adem Prapashtica, 11 vjet burg,
Nusret Ahmeti, 10 vjet burg,
Kadri Cakiqi, 6 vjet burg,
Adem Dervisholli, 6 vjet burg,
Sabit Gashi, 8 vjet burg,
Skënder Vardari, 8 vjet burg,
Lutfi Maqedonci, 6 vjet burg,
Fatmir Graiçevci, 9 vjet burg,
Bahtir Ahmeti, 5 vjet burg,
Martin Çuni 8 vjet burg,
Meriman Braha 7 vjet burg,
Osman Maqedonci, 5 vjet burg,
Arban Hoxha, 5 vjet burg,
Naim Mahmudi, 2 vjet burg,
Ahmet Islami 5 vjet burg,
Avdi Krasniqi, 7 vjet burg,
Ahmet Qeriqi , 8 vjet burg (dënimi unik për dy vepra të njëjta “penale”)
Zenun Gjocaj, 6 vjet burg,
Hamëz Morina, 5 vjet burg,
Sallah Jonuzi, 3 vjet burg,
Idriz Isufi, 2 vjet burg, dhe
Agim Ahmeti, 1 vit burg.
Të akuzuarve:
Ahmet Qeriqi,
Zenun Gjoci,
Meriman Braha,
Martin Çuni,
Adem Dervisholli,
iu shqiptua masa e ndalimit të ushtrimit të profesionit tre vjet pas përfundimit të burgut.
Këto vite burgu i “ndau” drejtësia jugosllave” më 15 shkurt të vitit 1983, në Gjykatën e Qarkut, në Prishtinë.
Këto vite burgu për studentët, punëtorët dhe profesorët shqiptarë, të cilët kërkonin avancimin e pozitës kushtetuese të Kosovës, i firmosen:
Isak Nishevci, gjykatës hetues,
Mentor Qoku, kryetari i Trupit Gjykues,
Ilaz Aliu dhe Emin Azemi, porotë,
Ruzhdi Millaku dhe
Ruzhdi Kozmaqi, prokurorë,
Lutfi Ajazi, inspektor hetues,
Xhavit Kuçi, inspektor hetues,
Bashkim Kursani,
Zymber Zymberi,
Faik Nura,
Ibush Kllokoqi,
Lorenc Selmani,
Zoran Lakiçeviqi,
Ismail Arifaj e shumë të tjerë.
…
Në Foto:
1) I akuzuri i parë Rexhep Maqedonci i denuar me 14 vjet burg

2) I akuzuri i dytë Adem Prapashtica i denuar me 11 vjet burg;

3) I akuzuri i tretë Nysret Ahmeti i denuar me 10 vjet burg.
