spot_img

Në Federatën Pan-Shqiptare „Vatra“ në Nju Jork ( New York) u promovua libri “Linja politike, diplomatike dhe shtetformuese” të diplomatit Imer Lladrovci

vatra 3
Në Federatën Pan-Shqiptare „Vatra“ në Nju Jork ( New York) u promovua libri “Linja politike, diplomatike dhe shtetformuese” të diplomatit Imer Lladrovci

Një libër i vyer publicistik

Të shtunën e kaluar në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës „Vatra“ u promovua libri publicistik “Linja politike, diplomatike dhe shtetformuese” e diplomatit kosovar Imer Lladrovci. Aktiviterit promovues i bëri jehonë mediale edhe gazeta „Dielli“.

Librin ua paraqiti të pranishmëve moderatori i takimit Sokol Paja si një përmbledhje të paraqitjeve të ndryshme publike të autorit si: kumtesa, trajtesa, intervista, opinione, shkrime autoriale, fjalime, analiza, komente etj. në të cilat trajtotohen shqetësimet dhe problemet kryesore të shoqërisë, diplomacisë, shtetit, politikës e mërgatës shqiptare. Sokol Paja e komsideron librin si një kontribut i vyer publicistik që përmbledh një rrugëtim politik dhe diplomatik të autorit dhe institucioneve ku ka shërbyer ai në cilësinë e diplomatit.

Shpend Gjocaj, një veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare të shqiptarëve në Amerikë, foli për çështjen e „kombit kosovar“. Gjocaj mendon se ekziston vetëm një komb dhe ai është kombi shqiptar. Gjocaj tha se me këtë çështje nuk është mirë të luhet. Ne jemi një komb i vogël që nuk mund të ndahet e zvogëlohet ende, sepse kështu i duhet dikujt për të na sunduar më lehtë. Gjenetika e populacionit dhe arkeogjenetika dëshmojnë se jemi një popull, kurse politika na ka bërë me shtete të ndryshme. Megjithatë, shtetet janë shtete, kurse kombet mbeten kombe. Në fund të fundit, ne nuk jemi kombi i vetëm në botë që kemi më shumë se një shtet. Madje as në Europë e në rajon. Janë grekët, rumunët në Ballkan që kanë nga dy shtete. Gjermanët madje kanë tre shtete. Shteti e ndanë një komb, por nuk e ndryshon natën e tij. Me një fjalë, ne si shqiptarë nuk duhet t’i theksojmė artificialisht disa tipare krahinore për t’u dukur të ndryshëm nga shqiptarët e tjerë. Me fjalë të tjera, Kosova si shtet ka nevojë për shtetasit e saj, por jo domosdo për një komb të ri. Shtetet mund të jenė të ndryshme, por kombi është një si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Kjo është substanca që i bashkon shqiptarët med vete. Në aktivitetin promovues ishte edhe ambasador Bujar Skendo, i cili për rëndësinë dhe nevojën që ndihet në publikun shqiptar për librin e zhanreve të ndryshme që ka si autor diplomatin shqiptar. Një diplomat ka një pozitë të privilegjuar shoqërore , ndaj dhe nga kjo pozitë mund të ofrojë një interpretim prigjinal të zhvillimeve të ndryshme.

Moderatori i takimit Sokol Paja në vazhdim ia dha fjalën edhe shkrimtarit Mëhill Velaj, i cili foli për librin dhe veprimtarinë e Imer Lladrovcit. Shkrimtari Velaj në fjalën e tij theksin e vuri te nevoja e madhe e kombit tonë për diplomat vërtet aktivë. Diplomacia jonë ka nevojë më të madhe se diplomacitë e vendeve të tjera për diplomatë të përkushtuar dhe dinjitozë. Bekim Adili, gazetar nga Maqedonia e Veriut, përfaqësues i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup, u përqëndrua tek nevoja e bashkimit dhe pasjes së një platforme të përbashkët kombëtare. Në këtë mënyrė ndihmohet shumë procesi i ndërtimit të shtetit të Kosovës, por edhe bashkimi politik i të gjithë shqiptarëve, sidomos i atyre që dikur ishin pjesë e një shteti që tanimë nuk ekziston. Bekim Adili tha se libri i Imer Lladrovcit ka njė funksion të një udhërrëfyes për diplomacinë dhe bërjen e politikës në Kosovë. „Vatra“ e Nolit na e kujton detyrimin moral për bashkësinë e shqiptarëve në Amerikë, por edhe për vatrën tonë shqiptare në Ballkan. Duke ecur gjurmëve të atdhetarëve të brezave të mëhershëm ende sot mes vatranëve ndihet fryma e Fan Nolit dhe të tjerëve që punuan për të mirën e kombit shqiptar, tha në fund gazetari Bekim Adili. Shaban Lajçi, një mërgimtar nga Kosova që njohet për përkushtimin e tij ndaj artit, tha se libri publicistik e Lladrovcit paraqet një shkëndijë drite në publicistikën tonë kombëtare.

Në takim, në fund moderatori Sokol Paja, ia dha fjalën edhe autorit të librit që promovohej, zotit Imer Lladrovci. Lladrovci tha se e ndiente veten të nderuar që mund t’i drejtohej me pak fjalë publikut të pranishėm të „Vatrës“. Lladrovci e konsideron shumë të rëndësishėm faktin që „Vatra“ e ka mbështetur në të kaluarën luftën tonë çlirimtare në ballë të së cilës ishte UÇK-ja, e cila sot është vënë në bankën e akuzës. “Shpreh indinjatën e thellë për padrejtësinë që po iu bëhet në Hagë themeltarëve, luftëtarëve dhe çlirimtarëve të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e bashkëluftëtarëve të tyre. Kjo është një padrejtësi historike” tha në fjalën e tij diplomati Lladrovci. Në vazhdim Lladrovci foli edhe për aktualitetin politik të figurave të historike të kombit tonë si Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Fan Noli e Pashko Vasa. Vepra e tyre politike dhe letrare gjen ende jehonë te shqiptarët e këtij brezi. Kryeheroi kombëtar, Fan Noli e Pashko Vasa mbeten për ne figura me vlerë orientimi në këtë botë të ngatërruar.

Gazeta „Dielli“ shkroi për promovimin e librit të „Linja politike, diplomatike e shtetndërtuese“, kurse autorin e saj Imer Lladrovci ia prezantoi publikut të saj përmes një jetëshkrimi të shkurtër si diplomat, publicist, veprimtar politik veprimtar, kontribuues dhe bashkëpunëtor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në shkrimin e „Diellit“ thuhet, veç tjerash, se ai ka qenë përfaqësues i shtetit të Kosovës në Stuttgart në Gjermani( 2009-2013), Konsull dhe shef i seksonit konsullor në Vjenë të Austrisë ( 2013-2018), Konsull dhe shef i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Shtuttgart të Gjermanisë (2018-2022).

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img