( Lëvizja Popullore e Kosovës, më 8 Mars në Bruksel të Belgjikes, organizon protest gjithë popullore. Protesta mbahet në
oren 14:00 në Place-du-Luxembourg në Bruksel – Belgjikë.)
Ky është programi i paraparë:
Nderimi për gratë, nënat, motrat dhe shoqet të rëna heroikisht
Manifestimi i rënies heroike të familjes Jashari
Të gjith programin e udhëheq Zonja: ________________________________
1. Himni Kombëtarë. 3 min
2. Moderatorja/ Moderatori i fton të pranishmit per minutë heshtje. 1 min.
3. Moderatorja/ Moderatori e hap tubimin me tekstin:
– Të dashur familjar të dëshmorëve të lirisë,
Të dashur veteran dhe invalid të UCK-ës
Të dashura nëna, motra shoqe, gra dhe vajza shqiptare,
Të nderuara zonja dhe zotërinj
Të nderuar pjesmarrës në këtë manifestim perkujtimor e protestues,
Në emër të këshillit organizativ, përzemërsishtë ju falenderojm për ardhjen tuaj pa përtesë, për të shënuar këtë perkujtim të hidhur kombëtar, lidhur me rënjen e
martirëve tanë, veçanarishtë të gjinisë femrore ,duke i nderuar ato pikërishtë në diten botërore të Gruas, për heroizmin e tyre këtu në kryqyetetin e Evropës, në
Bruksel, ku ndër tjerash merren vendime jetike edhe për ne Shqiptarët, si popull
ndër më të vjetrit autokton dhe indoevropian në trojet e veta pellazgo Ilire.
Neve sot këtu me iniciativën e Lëvizjes popullore të Kosovës dhe disa shoqatave
të ndryshme shqiptare të Belgjikës, jemi tubuar së pari të nderojmë dhe të
përkujtojmë rënien heroike të familjes Jashari nga Prekazi i poshtëm – Skenderaj,e në vazhdim edhe të gjithë të rënëve për lirin tonë

.
Të falenderojm të gjitha gratë, nënat, motrat, shoqet dhe vajzat tona shqiptare, të
cilat ishin, janë dhe mbeten përherë shtylla e kombit tonë, shtylla e nderit tonë
kombëtar.Por, një falenderim i veçantë e i pafundë, i bëhet pamëdyshje nënës së kombit
tonë Zahide Jashari, e cila me vajzat, me nuset dhe mbesat e saja, u bënë simboli
i qëndresës dhe pathyeshmërisë sonë kombëtare, qendresë dhe trimëri kjo e cila
ishte përtej çdo kërcënimi fizik e jetësor ndaj tyre, mbeten heroikisht pranë
oxhakut të tyre, për të mos lëshuar shtëpitë, trevat dhe vatrat e veta, ashtu edhe
duke u flijuar sypatrembur, duke nderuar me çmimin më të shtrenjtë për
vendlindjen e tyre, me atë më të shtrenjëten që kishin, pra me jeten e tyre që
kishin.
E dashura nëna Zahide, plagët e pasherushme shpirtërore që na i latë me trimërin
tuaj të pashembullt, i shëron vetëm “Shqipëria etnike e ribashkuar”, të cilin ne e
kishim, i kemi dhe tani e tutje edhe më fortë do ti mbajmë të shtërnguara, mbase
na mbeti si Amanet nga flijimi i juaj sypatrembur shembëlltyrë e kombit tonë!
Të dashura motra dhe vëllezër, Mbi të gjitha jemi sot këtu, edhe për të ngritur zërin
tonë kundër disa padrejtësive që janë bërë dhe po i bëhen popullit Shqiptarë, si
atëhere, edhe në ditet tona të sotme, e të cilat janë bërë aq shumë akte të
dhunes, keqtrajtimeve, keqperdorimeve, sa kemi frikë që as historia nuk arrin dot
ti shenoj e të na i perkujtoj, në gjithë rrafshin tonë kombëtar gjeografik e popullor.
Uroj popullin tonë që asnjë nga ngjarjet e tmerrit e të përjetuara nga të gjithë ne,
bijtë dhe bijat tuaja e të atdheut tonë të shtrenjtë Shqipërisë etnike, të mos
mbeten të heshtura e as të harruara, sepse do të na mallkoj jo vetëm historia por
edhe jeta e shenjtë duke jetuar në liri, të cilen e shijojm nga flijimet e të gjithë
martireve dhe martirëve të lirisë tonë mbarëkombëtare!
Neve jemi një popull ndër më të lashtë autokton dhe indoevropian, jemi në
shtëpitë tona, në trevat tona etnike autoktone dhe, askujt nuk i bërem ndonjëher
ndonjë dëm a të keqe dhe, asnjëher ndaj askujt nuk ushtruam dhunë dhe nuk bëm
e as nuk lejuam mbi ta të bëhen masakra.
Ne gjithmonë kemi dashur dhe duam të jetojmë në paqe dhe me perspektivë të
barabartë me familjet e madha në të njëjtin kuader të Bashkimit Evropian.
Kështu qoftë edhe në ardhmen tonë, vetëm kështu: Zoti e bekoftë drejtësin e
dashur shqiptare,
Zoti e bekoftë popullin Shqiptarë, kudo në botë. 10 min4. Moderatorja/ Moderatori: fton kordinatorin e LPK-ës për brenda dhe jasht vendit
z. Esat Halilaj të lexojë Referatin në gjuhen Shqipe
5. Esat Halilaj lexon Referatin në Shqip 6. Moderatorja/ Moderatori: fton kordinatorin e LPK-ës Gjermani, z.
Gëzim Osmani të lexojë Referatin në gjuhën Gjermane
7. min
7. Gëzim Osmani lexon Referatin në gjuhën gjermane 7.Min
8. Moderatorja/ Moderatori: fton kordinatorin e LPK-ës Zvicër, z. Jeton Lleshi
të lexojë Referatin në gjuhën angleze
9. Jeton Lleshi lexon Referatin në gjuhën angleze 7.min
10. Moderatorja/ Moderatori: Fton ?-__________________ të lexoj Referatin ne
gjuhën frënge
11. ___________________ lexon Referatin në gjuhën frënge. 7 min.
12. Moderatorja/ Moderatori: Recitim poezish nga fëmijë të rritur etc. 10 min
13. Moderatorja/ Moderatori Manifestimin dhe protesten e shpallë të mbyllur
Zoti i bekoftë miqët tanë
Zoti e bekoftë popullin Shqiptarë.
13. Këngë dhe valle dedikuar jasharëve. 1.0 h
Lëvizja Popullore e Kosovës, ju fton që edhe një herë si shumë herë tjera gjatë historisë, të mbledhemi tok së bashku për të dhënë mesazhin para botës, që shqiptarët janë të pandarë dhe do të ecin rrugës së Bashkimit Kombëtar si e drejtë e patjetersueshme që garantojn të gjitha konventat ndërkombëtare!