spot_img

LPK – Belgjikë: Belgjika si model për një shtet funksional dhe të barabartë në Maqedoninë e Veriut

Duke marrë shembull nga modeli institucional i Belgjikës, që garanton barazi dhe funksionalitet ndërmjet komuniteteve të saj, Lëvizja Popullore e Kosovës– Dega Belgjikë (LPK-Belgjikë) propozon një ristrukturim të thellë politik dhe institucional në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

1. Modeli institucional i ardhshëm

LPK-Belgjikë kërkon ndërtimin e një sistemi parlamentar me dy dhoma, që do të sigurojë përfaqësim të barabartë dhe mekanizma balancues midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
Në këtë kuadër, propozojmë krijimin e një konfederate funksionale, ku të dy komunitetet do të ushtrojnë kompetencat e tyre përkatëse, duke bashkëpunuar në çështjet që lidhen me interesin e përbashkët shtetëror.

2. Transparencë në marrëdhëniet ndërkombëtare

Në proceset që lidhen me kreditë dhe mbështetjen financiare nga FMN, BEI dhe institucionet e tjera ndërkombëtare, propozojmë përfshirjen e tri palëve:

  • Dy palë vendimmarrëse, përfaqësuese të shqiptarëve dhe maqedonasve;
  • Një palë vezhguese ndërkombëtare, që garanton transparencë, paanësi dhe barazi në vendimmarrje.

Në të kundërt, LPK-Belgjikë shpreh qartë se nuk do të jetë më e gatshme të pranojë vazhdimin e një bashkëjetese të rreme dhe të pabarabartë, që cenon dinjitetin dhe barazinë e shqiptarëve në shtet.

3. Bashkërendimi i rinisë shqiptare

LPK-Belgjikë thekson rëndësinë e unitetit të rinisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Kërkojmë që të rinjtë e të gjitha partive politike shqiptare, pavarësisht bindjeve apo përkatësisë partiake, të bashkërendojnë veprimet e tyre në një front të përbashkët politik dhe qytetar, me synim forcimin e përfaqësimit shqiptar dhe garantimin e një të ardhme të barabartë për të gjithë.


Lëvizja Popullore e Kosovës – Dega Belgjikë (LPK-Belgjikë)
Belgjikë, Tetor 2025


ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img