🖊 Nga: Fazli Veliu
Ditar për përpjekje vetëmbrojtjeje, kundërvënieje, luftë për liri, barazi, identitet, gjuhë, flamur, atdhe…
Pas përfundimit të luftës nën emblemën e UÇK-së, në mbarë hapësirën e Dardanisë – Kosovës, në vitin 2000, nisi lufta për autonomi autoktone në Kosovën Lindore, nën emblemën e UÇPMB-së, përballë policisë dhe ushtrisë vrastare të Serbisë dhe aleatëve të saj…
Guximi, trimëria dhe përkushtimi i luftëtarëve të lirisë thyen mitin e pathyeshmërisë serbo-jugosllave…
Ndërhyrjet pas shpine goditën komandantin e caktuar nga LPK-ja…
14 dëshmorë nga Kosova Lindore dhe
14 dëshmorë nga Kosova shënuan autoktoninë me gjakun e lirisë…
VITI VENDIMTAR
2001, NË IRJM, MAQEDONINË E FIRMOSUR NGA J. BROZ TITO…
Luftëtarët vullnetarë, që kishin mbetur në Malësinë e Shkupit, vendorë dhe nga viset nën Maqedoni, u bashkuan në Tanushën legjendare…
Nga shkurti – marsi, veprimtarët e LPK-së u afruan, u konsultuan, zgjodhën prijësit, veshën uniformat dhe emblemat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare…
Nga përvoja, lufta në mbarë viset tona, e dëshmuar në dekada e shekuj, emblemët tanë stepën ushtrinë dhe policinë me helmetë, armë të të gjitha llojeve, të ndaluara nga normat ndërkombëtare të drejtësisë…
Një goditje rrëmbeu të riun e marinuar në vendlindje – Muzafer Xhaferrin, pa helmetë, por me xhamadanin e trimërisë…
Në radhët tona arriti anëtari i LPK-së, Fadil Nimani, nga ana e Strugës, Nuri Mazari…
Betimi i dhënë nga rënia e Luan Haradinajt pranohej nga të gjithë…
(Vazhdon…)
Shkurt 2026
Malësi e Shkupit
Mërgim…
SHVL – UÇK


