spot_img

Lamtumirë, baca Ilmi! Ti do të mbetesh përgjithmonë në zemrat tona.

🖊️ Imer Xhemail Lladrovci

Figura e Ilmi Ramadanit do të mbetet gjithmonë një frymëzim për brezat e ardhshëm, se si duhet të punohet për çështjen kombëtare. Ai u largua vetëm fizikisht nga mjedisi ynë. Shembulli i tij mbeti si udhërrëfyes.

Sot iu dha lamtumira e fundit bacës Ilmi Ramadani. Si idealist, ai na frymëzoi me qëndresën dhe përcaktimin e tij për atdheun si burim i arsyes pêr të jetuar. Jo çdo formë ekzistence është e pranueshme, ishte porosia e tij. Me jetën e tij ai e vërtetoi se jeta nuk ka vlerë të madhe në rrethana pushtimi. Me këtë filozofi jetësore ai hynë në galerinë e personaliteteve më të çmuara të çështjes kombëtare dhe të lirisë së Kosovës.

Lamtumirë, baca Ilmi! Ti do të mbetesh përgjithmonë në zemrat tona.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img