spot_img

Kurti viziton për ngushëllime familjen e rreshterit të vrarë Muhamed Lika

Kryeministri në detyrë Albin Kurti vizitoi sot për ngushëllime familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës Muhamed Lika, i vrarë nën rrethana ende të pasqaruara më 1 prill. 

Kurti me këtë rast vlerësoi lart figurën e rreshterit Lika, për kontributin e tij për rendin e ligjin, paqen e sigurinë e qytetarëve dhe shtetit, por edhe kontributin e dhënë në çlirimin e vendit si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Rreshteri Muhamed Lika ka punuar e kontribuar shumë për rendin e ligjin, paqen e sigurinë e qytetarëve dhe shtetit tonë. E para kësaj, është angazhuar e ka kontribuar si luftëtar i UÇK-së për çlirimin e popullit dhe vendit tonë. Vrasja e tij do të ndriçohet e kriminelët tinëzarë do të gjykohen e dënohen. Emri i tij do të rrojë e kujtimi për të nuk do të shlyhet”, ka shkruar Kurti në librin e ngushëllimeve.

Rreshteri policor, Muharrem Lika fillimisht është plagosur mbrëmjen e së martës së kaluar rreth orës 23:00 me armë zjarri në afërsi të banesës së tij në Kaçanik, por më pas nuk iu mbijetoi plagëve të marra.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, ka theksuar se dy të dyshuar kanë ikur në këmbë nga vendi u ngjarjes dhe kanë pasur vetëm kapela dhe jo maska.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img