spot_img

Kurti takon Kallasin: BE-ja të heqë masat – Serbia ta dorëzojë Radojçiqin

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka zhvilluar një darkë pune me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve që pati me liderët e partive politike në Prishtinë.

Sipas njoftimit të zyrës së Kryeministrit, gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, përparësitë e agjendës së reformave evropiane si dhe Planin e Rritjes së BE-së për rajonin.

“Kryeministri theksoi se vendi ynë, krahas linjëzimit të politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian, ka bërë progres të konsiderueshëm në reforma të brendshme, dhe se kjo evidentohet dhe dëshmohet edhe në raportet e vendit të BE-së. Kryeministri e falënderoi znj. Kallas për njoftimin se BE ka nisur largimin gradual të masave kufizuese ndaj Kosovës dhe përpjekjet e saj në këtë drejtim, teksa shtoi se ato duhet të hiqen plotësisht dhe theksoi që Kosova duhet të marrë statusin kandidat si demokracia më e avancuar e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Në bisedë u trajtua edhe situata aktuale politike në vend, me Kurti që informoi për përpjekjet për konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve.

“Gjatë darkës së shtruar nga kryeministri, gjithashtu u diskutua edhe për procesin paszgjedhor në vend dhe angazhimet për formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë”.

Kurti kërkoi që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist në Banjskë dhe theksoi se kryeterroristi Millan Radojçiq.

Ai ngriti gjithashtu çështjen e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke kërkuar që BE-ja të ndërmarrë veprime konkrete për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“Në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Ndërkohë që rikujtoi se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë dhe se kryeterroristi Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, duhet t’i dorëzohet Kosovës.

Kryeministri Kurti gjithashtu ngriti çështjen e shkeljeve të vazhdueshme dhe të rënda të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga shteti i Serbisë dhe kërkoi që BE të bëjë veprime konkrete për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të luginës”, thuhet më tej në njoftim.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img