spot_img

Kurteshi njofton se ka filluar rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi njofton se ka filluar rinumërimi i të gjitha kutive të votimit në qendrat komunale të numërimit.

Kjo vjen pas problemeve me shpalljen e rezultateve preliminare, e dështimit të sistemit digjital të KQZ-së.

Përmes një njoftimi, Kurteshi thotë se me këtë problem tani janë duke u marrë ekspertët edhe nga Policia e Kosovës dhe prokuroria.

“Votimi më 9 Shkurt ka përfunduar me sukses. Problemet me shpalljen e rezultateve preliminare, ishin të natyrës teknike, për shkak të dështimit të sistemit digjital. Me këtë problem tani janë duke u marrë ekspertët edhe nga Policia e Kosovës dhe prokuroria.

Më 9 dhe 10 Shkurt, KQZ-ja ka futur të gjitha të dhënat nga formularët e vendvotimeve në sistem në mënyrë manuale, edhe me gabime e lëshime, qofshin ato ndonjëherë edhe të qëllimshme. Shumica e tyre tanimë janë identifikuar. Sidoqoftë, me gjithë këto probleme të cekura, nuk ka vend për shqetësim. Fletëvotimet, formularët e numërimit nga vendvotimet dhe materialet tjera nga vendvotimet janë të gjitha të ruajtura”, thotë ai.

Kurteshi thekson se do të rinumërohen të gjitha kutitë nga vendvotimet dhe se kjo është transparente.

“Tani ka filluar RINUMËRIMI i të gjitha kutive të votimit në qendrat komunale të numërimit. Do të RINUMËROHEN të gjitha kutitë nga vendvotimet. ÇDO VOTË DO TË RINUMËROHET PËR SUBJEKTET POLITIKE! Ky RINUMËRIM, një-për-një i çdo vote, është publik, transparent, i vëzhguar nga vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë. Tëgjitha gabimet dhe lëshimet mund të identifikohen me lehtësi dhe të eliminohen”.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img