Kompleksi i fajësisë dhe i mashtrimit e ka pushtuar Kishën Ortodokse Serbe; ajo nuk po çlirohet dot nga uzurpimi shovinist.
Historia na vërteton se Kisha Ortodokse Serbe është “ri-themeluar” mbi institucionet shqiptare të kultit nga ushtarakë të shërbimeve ruse, ndaj ajo është bërë zëdhënëse e politikës shoviniste sllave.
Klerikët e lartë të Kishës Ortodokse Serbe janë hierarkë të shërbimeve të fshehta të qarqeve antishqiptare dhe kanë dalë prej kohësh nga “shinat e kanunit fetar”.
Asgjë humane nuk ka kjo “shtëpi e Zotit”, e cila realisht është shtëpia e Djallit, sepse pas mantelit të zi të priftit ortodoks fshihet një politikë shoviniste antishqiptare.
Kjo kishë, ende sot, nuk e ka njohur dhe pranuar masakrat e gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve nga makina shoviniste serbe, përkundrazi — ajo është bërë një “strehë kriminelësh”.
Kisha Ortodokse Serbe, ashtu si fondamentalistët islamikë të ISIS-it, është inspiruese e shovinizmit dhe hegjemonizmit serb.
Nuk është rastësi ngjarja e ndodhur më 24 shtator në Banjskë; ajo është pararoja e një sistemi zinxhir të organizimit të makinës ushtarake fashiste serbe.
Shqiptarët u vendosën nën presionin e Paketës Ahtisaari për të bërë lëshime ndaj serbëve, duke pranuar eksteritorialitetin e institucioneve tona të kultit.
Shqiptarët u detyruan të heqin dorë nga institucionet tona historike të kultit; u detyruan të bëjnë kompromise e lëshime të mëdha vetëm për të siguruar mbijetesën.
Por tani koha ka ndryshuar. Elita politike dhe parlamenti i Kosovës duhet të shpallin me forcë se:
- Të drejtat e shqiptarëve janë të panegociueshme;
- Është i panegociueshëm integriteti territorial i Kosovës;
- Janë të panegociueshme institucionet tona historike të kultit;
- Është e panegociueshme gjuha kombëtare shqipe;
- Është i panegociueshëm flamuri kombëtar;
- Është i panegociueshëm himni ynë kombëtar;
- Është e panegociueshme e drejta e referendumit popullor.
Zgjidhja e çështjes së Kosovës është e kushtëzuar me zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare.
Kosova është Shqipëri