Shkruar nga Xhevat Hasani
Ç`prej se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në
Maqedonin e Veriut me 8 maj të vitit 2024, i ka fituar Koalicioni
VMRO- DPMN e deri në shkurtin e vitit 2025, kur po shkruhet ky
artikull, kanë kaluar rreth 10 muaj.
Qeveria VMRO-iste e Maqedonisë së Veriut duke qenë në thelb një
qeveri Pro-Ruse, Pro-Bullgare, Anti-Amerikane, Anti-Evropiane
dhe Anti-Shqiptare, për këta dhjetë muaj të qevrisjes së saj ka bërë
shumë shkelje të të drejtave të shqiptarëve në viset e tyre në Maqe-
doni, të cilat po i rendisim (inventarizojmë) më poshtë një nga një:
1.Presidentja Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova,
me ta marr postin e presidentes së vendit me 12 maj të vitit 2024, e ka
nisur ditën e parë të punës duke hequr nga faqja zyrtare e presidencës
informacionin në gjuhën shqipe, gjë që paraqet një akt sa shovinist aq
edhe racist të saj, ndaj shqiptarëve që jetojnë në viset e tyre në
Maqedoni.
2. Presidentja Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova,
duke i amnistuar nga përgjegjësia penale të gjithë përkrahësit e
dhunshëm të VMRO-së, të cilët me 27 prill të vitit 2017 pasi që janë
futur me dhunë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, e kanë rrahur
për vdekje me mjete të forta deputetin shqiptar Zijadin Sela, ajo po
ashtu ka ushtruar një akt tjetër sa shovinist aq edhe racist ndaj shqip-
tarëve.
3. Përpjekja e sigurimit të aeroportit të Shkupit për t`ia marr me
Dhunë presidentes së Kosovës, Vjosa Osamnit, telefonin e saj
personal, derisa ajo me 1 gusht të vitit 2024 nga aeroporti i Shkupit ka
dashur të udhëtonte drejt Sllovenisë, nuk ka qenë tjetër veçse një akt sa
përçmues aq edhe shovinist e racist, i qarqeve anatishqiptare maqedone
ndaj presidentes dhe vetë Kosovës. Kjo sespe përpjekja skandaloze e
sigurimit të aeroportit të Shkupit, ka ndodhur në kundërshtim flagrant
me praktikat ndërkombëtare, sipas të cilave krerët e shteteve sa herë që
udhëtojnë nga aeroporte të ndryshme, ata trajtohen me privilegje
dhe me imunitete diplomatike.
4. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski, duke e
hequr nga përdorimi (nëpërmjet të mbivotimit) ligjin për punësimin e
balancauar në administratën dhe në institucionet e shtetit, në mes të
shumicës kombëtare maqedone (që paraqet rreth 60% të popullatës
së vendit) dhe shumicës kombëtare shqiptare (që paraqet rreth 30% të
popullatës së vendit), ka bërë një akt sa shovinst aq edhe racist ndaj
shqiptarëve në viset e tyre në Maqedoni. Kjo sepse ai duke e hequr nga
përdorimi ligjin për punsim të balanacuar në administratën dhe institu-
cionet kryesore të shtetit, dëshiron që në këto institucione të punësohen
sa më shumë maqedonë dhe sa më pak shqiptarë.5. Kryeministri, Hristjan Mickovski, edhe dukebërë përpjekje që ta
heq nga përdorimi ligjin për barazin gjuhësore, sipas të cilit në
Maqedoni krahas gjuhës maqedone edhe gjuha shqipe është gjuhë
zyrtare, në të gjitha ato vendbanime të cilat banohen së paku me 20%
shqiptarë, ai edhe kësisoji ka bërë një përpjekje sa shoviniste aq edhe
raciste ndaj shqiptarëve në Maqedoni, në aspektin e përdorimit të
barabartë të gjuhëve.
6. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski, edhe
duke bërë përpjekje që t`i favorizoj financiarisht dhe poltikisht vetëm
ish-Ushtarët dhe ish-Oficerë maqedonë, të emërtuar prej tij si
Mbrojtës („Branitela“) të Maqedonisë, por jo edhe ish-Ushtarët
dhe ish-Oficerët e UÇK-së shqiptare, ka bërë kështu edhe një
përpjekje tjetër sa shoviniste aq edhe raciste të tij ndaj shqiptarëve në
Maqedoni. Në luftën e vitit 2001 në Maqedoni forcat monoetnike
maqedone kanë luftuar kundër forcave të Ushtrisë Kombëtare shqiptare,
të cilat po luftonin për relaizimin e të drejtave elementare të shqiptarëve
në Maqedoni.
7. Kryeministri, Hristjan Mickovski, edhe duke dënuar me 29 nëntor
të vitit 2024, vetëm aktin e djegies së flamurit kombëtar maqedonë nga
ana e disa shqiptarëve, por duke e mos dënuar edhe aktin e djegies së
flamurit kombëtar shqiptar nga ana e disa maqedonëve, ai po ashtu ka
bërë një akt sa shovinist aq edhe racist ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
8. Drejtësia VMRO-iste maqedone duke qenë një drejtësi selektive,
ajo i ka gjykuar dhe dënuar me nga një vit burgim ata shqiptarë që me
28 Nëntor të vitit 2024, e kanë djegur flamurin kombëtar maqedonë, por
nuk i ka gjykuar dhe nuk i ka dënuar ata maqedonë që me 28 Nëntor
2024, e kanë djegur flamurin kombëtar të shqiptarëve. Kështu, edhe
drejtësia e tillë selektive maqedone ka përbë një akt sa shovinist aq
edhe racist ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
9. Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Maqedonisë
së Veriut, Vesna Janjevska, me 29 nëntor 2024 ka dal me deklarata
dhe kërkesa raciste ndaj shqiptarëve si në vijim: Sipas saj Ushtria
Çlirimtare Kombëtare (UÇK-ja) e shqiptarëve të Maqedonisë dhe
emblema e saj, nuk kanë asnjë vlerë dhe asnjë rëndësi në Maqedoni.
Por, duke pasur parasysh se UÇK-ja ka qenë organizatë Politiko-
Ushtarake e njohur ndërkombëtarisht, dhe duke pasuar parasysh se
ajo me luftën e saj ka quar në Marrëveshjen Ndërkombëtare të Ohrit
të 13 gushtit të vitit 2001, e cila shqiptarëve në Maqedoni ua ka
njohur të drejtat kombëtare elementare, deklarata përçmuese e Mini-
stres,Vesna Janjevskas, ndaj UÇK-së dhe emblemës së saj, ka paraqitur
një deklaratë sa fyese aq dhe raciste të saj, ndaj shqiptarëve që jetojnë
në viset e tyre në Maqedoni.
10. Por, Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Maqed-
onisë së Veriut, Vesna Janjevska, edhe duke kërkuar që arsimtarët
shqiptarë të shkollave fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe, të testohen
lidhur me njohjen e gjuhës maqedone, dhe duke mos kërkuar që edhe
arsimitarët maqedonë të shkollave fillore dhe të mesme në gjuhën
maqedone, të testohen lidhur me njohjen e gjuhës shqipe, ajo kësisoji
ka bërë një kërkesë sa shoviniste aq edhe raciste, ndaj shqiptarëve që
jetojnë në viset e tyre në Maqedoni.
11. Qeveria VMRO-iste e Maqedonisë së Veriut edhe duke sjellur pa
asnjë nevojë gjatë muajve korrik e gushtë të vitit 2024, policë serbë nga
Serbia, gjoja për ta ruajtuar rendin publik në qytetin e Ohrit me
shumë pushues pranë liqenit të Ohrit, ajo edhe kësisoji ka bërë një akt
sa shovinist aq edhe racist, ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Kjo sepseduke pasur parasysh krimet masive që policia e Serbisë ka ushtruar
ndaj popullatës civile shqiptare të Kosovës gjatë viteve1998-1999 të
luftës në Kosovë, ardhja e policëve serbë në qytetin e Ohrit, nuk ka
qenë tjetër veçse një provokim dhe një kërcënim i tërthortë ndaj shqip-
tarëve në Maqedoni. Krejt kjo në në kuptimin se policët e Serbisë, ashtu
siç i kanë masakruar shqiptarët e Kosovës gjatë viteve 1998-1999, ata
(policë serbë) në marrëveshje me qeverin VMRO-iste të Maqedonisë,
do të mund t`i masakronin edhe shqiptarët në Maqedoni, kjo nëse ata
do t`i kapnin sërish armët për t`i realizuar të drejtat e tyre elementare
kombëtare si në vitin 2001.
12. Qeveria VMRO-iste e Maqedonisë së Veriut edhe duke e bërë
arrestimin dhe burgosjen e disa ish-Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës (UÇK-së) në territorin e Maqedonisë me kërkesë të Serbisë,
ajo edhe kësisoji ka ushtruar një akt sa shovinist aq edhe racist jo vetëm
ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe vetë Kosovës si shtet, por tërthorazi
edhe ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
13. Ministri për Komunitete që njëkohësisht është edhe
Zëvendës-Kryeministri i qeverisë VMRO-iste të Maqedonisë, serbi
Ivan Stoilkoviq, duke e mos e emërtuar Kosovën në faqen e tij të
face-book-ut si „Republika Kosovës“, por duke e emërtuar Kosovën
si „Kosovë e Metohi“, gjë që paraqet emërtimin tradicional shovinist
serb për Kosovën; duke iu thurrur lavde terroristëve serbë të vrarë në
sulmin e Banjskës, të ushtruar në veriun e Kosovës me 24 shtator të
vitit 2023; duke e mohuar gjenocidin serb të ushtrar ndaj boshnjakëve
myslimanë në Srebrenicë, dhe, duke e pritur presidentin Pro-Rus të
Republika Serbskas, Milorad Dodikun në Shkup, ai tani më shumë
herë ka ushtruar akte shoviniste dhe raciste ndaj shqiptarëve të Kosovës
dhe vetë Kosovës, ndaj Republikës së Bosnje-Herzegovinës dhe, tërthorazi
edhe ndaj shqiptarëve që jetojnë në viset e tyre në Maqedoni.
14. Kryeministri, Hristjan Mickovski, duke u shprehur kundër emër-
timeve të vendbanimeve edhe në gjuhën shqipe në tabelat e mëdha
të rrugëve në Maqedonin e Veriut, ai edhe kësiosji ka bërë një kërkesë
sa shoviniste aq edhe raciste, ndaj shqiptarëve në viset e tyre në Maqe-
doni.
15. Dhe si të mos majftonin të gjitha këto, Kryeministri, Hristjan
Mickovski, këto ditët e fundit ka dal edhe me kërkesën për ndryshimin
e simboleve kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë. Jam shumë i
sigurt se ai i ka hy kësaj pune për të kërkuar që flamuri kombëtar shqiptar,
të cilin e përdorin shqiptarët në viset e tyre në Maqedoni, ose që të jetë
me madhësi sa 1/3 e flamurit kombëtar maqedon, ose që ai të hiqet fare
nga përdorimi në Maqedoni.
Aktet e tilla shoviniste dhe raciste të qeverisë VMRO-iste të Maqe-
donisë, të rëndituara (inventarizuara) më lartë, janë vetëm fillimi dhe
Maja e Ajsbergut e akteve të tilla. Kjo sepse qeveria VMRO-iste e
Maqdonisë nëse dhe mëtej do të jetë në pushtet, ajo do të vazhdoj edhe
mëtej me akte të tilla të shoviniste e raciste të rënda e më të rënda,
ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe ndaj Kosovës si shtet.
Fatkeqësisht, aktet e tilla shovinisto-raciste të qeverisë mqedone
VMRO-iste, stacion të fundit kanë: HEQJEN E TË GJITHA TË
DREJTAVE KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË VISET E
TYRE NË MAQEDONI DHE HEQJEN E NJOHJES SË SHTETIT
TË KOSOVËS, NGA ANA E MAQEDONISË SË VERIUT.Kur një ditë hanxhari i VMRO-ist shqiptarëve në Maqedoni do
t`u arrij deri në palcë, ata do të gjinden para pozicionit ose-ose në
kuptimin: OSE DO TË NGRITËN PËR T`I FITUAR RISHTAS TË
DREJTAT E TYRE ELEMENTARE KOMBËTARE SI NË VITIN
2001, OSE DO T`I DORËZOHEN SHUARJES SË TYRE GRA-
DUALE, SI ENTITET KOMBËTAR SHUMICË NË MAQEDONI.
Ps:
Këtij inventari të shkeljeve shovinisto-raciste do të vazhdoj t`ia shtoj
edhe shkeljet tjera shovinisto-raciste, që qeveria VMRO-iste e Maqe-
donisë, do të ushtroj edhe mëtej ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Krejt
kjo me qëllim që lexuesit të kenë një vëshrtim të përgjithshëm krono-
logjik, lidhur me masakrën që qeveria VMRO-iste e Maqedonisë së
Veriut, po ushtron ndaj të drejtave të shqiptarëve në viset e tyre në
Maqedoni.TRI OBJEKTIVAT KRYESORE TË QEVERISË
VMRO-ISTE TË MAQEDONISË SË VERIUT
1.Do të përpiqet t`ia vë kazmën Marrëveshjes së Prespës me Greqin
për ndryshimin e emrit tëMaqedonisë në Maqedoni të Veriut, gjë që
mund ta detyroj Greqin që ta ç`njoh shtetin e Maqedonisë;
2. Do të përpiqet t`ia vë kazmën Marrëveshjes me Bullgarin
për futjen në preambulen e Kushtetutes së Maqedonisë pakicën
bullgare, duke e detyruar Bullgarin që ajo me veton e saj ta pamu-
ndsoj integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian
dhe
3. Do të përpiqet t`ia vë kazmën Marrëveshjes së Ohrit të gushtit
të vitit 2001, për rrgullimin e të drejtave të shqiptarëve në viset e tyre
në Maqedoni, gjë mund të qoj në një konflikt të ri ndëretnik
shqiptaro-maqedon, aq shumë të dëshiruar nga VMRO-ja, me qëllim
të ndarjes së Maqednisë: në „Pjesen Luanit“ për t`ia bashkuar
Bullgarisë, dhe në „Pjesen e Fakirit“ për t`ia lën si lëmoshë Shqipërisë.