Instituti Albanologjik-Prishtinë ka botuar veprën studimore „Veprimtaria studimore e Bajram Krasniqit“ të Dr. Hysen Matoshit.
Ky libër është një studim monografik shkencor për veprat studimore të Bajram Krasniqit, njërit prej njohësve dhe studiuesve më të mirë që kishte letërsia shqipe. Me një trajtim analitik dhe të vëmdshëm në planin akademik janë interpretuar veprat e kritikut dhe studiuesit tonë të njohur, i cili në të gjallë të tij ishte pjesë e Institutit Albanologjik-Prishtinë, gjegjësisht Degës së Letërsisë-IAP.
Recensentë të këtij libri studimor të Dr. Hysen Matoshit janë Fadil Grajçevci dhe Adil Olluri, redaktor gjuhësor është Rinor Matoshi, ndërsa redakturën kompjuterike e ka bërë Endrit Aliu.
Dr. Hysen Matoshi është këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik-Prishtinë, gjegjësisht Degën e Letërsisë-IAP.
U lexoftë dhe u vlerësoftë!