spot_img

DITË TË ZEZA PËR PUTININ, VUÇIQIN DHE MICKOSKIN

Dr. Xhevat Hasani


Po e fillojmë tregimin me Vladimir Putinin

Gjatë këtyre pesë viteve të luftës ekspansioniste të Rusisë kundër Ukrainës, Vladimir Putini ka humbur rreth një milion ushtarë dhe oficerë. Për këtë, një milion nëna dhe gra ruse e joruse po përgatiten t’i kërkojnë llogari.

Nga ana tjetër, nëpërmjet luftës kundër Ukrainës, Vladimir Putini i ka shkaktuar ekonomisë ruse rreth 1.000 miliardë dollarë humbje. Për këtë, masat popullore ruse dhe joruse, të cilat po e ngjyejnë bukën me kripë, po përgatiten t’i kërkojnë Putinit llogari.

Ukraina, me dronët e saj të sofistikuar, ia ka shkatërruar Rusisë 30 për qind të rafinerive të naftës.
Rusia nuk ka naftë për të shitur. Nëpër pompat e benzinës ka radhë të pafundme makinash. Rusia nuk ka benzinë të mjaftueshme as për nevojat e veta. Standardi i jetesës në Rusi ka rënë shumë.

Rreth 90 për qind e rusëve dhe jorusëve duan që Putini të mos jetë më në krye të Rusisë.

Edhe rreth 90 për qind e oficerëve të ushtrisë ruse nuk e duan Putinin në krye të Rusisë. Një grup i vogël oficerësh rusë po përgatit rrëzimin e tij nga pushteti nëpërmjet një puçi ushtarak.

I ndodhur përballë humbjeve dhe rreziqeve të mëdha, Putini po kërkon bisedime me Ukrainën, por kjo e fundit nuk po pranon të bisedojë me Rusinë, së paku jo para se t’ia shkatërrojë Rusisë edhe rafinerinë e fundit të naftës.

Pas shkatërrimit nga Ukraina të të gjitha rafinerive të naftës, Putini do ta tërheqë ushtrinë ruse nga Donbasi dhe Krimeja, duke e pranuar kësisoj publikisht dhe zyrtarisht humbjen e luftës me Ukrainën.  

Të gjitha këto po e mbajnë Putinin në ankth dhe në mjegull!

Për t’ua bllokuar masave të gjera ruse dhe joruse
informacionin ndërkombëtar lidhur me humbjet që Ukraina po i shkakton Rusisë, Putini ka kohë që ia ka ndërprerë Rusisë rrjetin e internetit.

Nga frika se mund t’i organizohet një puç nga kreu i ushtrisë apo një atentat nga kreu i shërbimit sekret rus, Putini ka ngritur, për të shtatë ditët e javës, shtatë zyra pune me pamje të njëjtë, në shtatë vende të ndryshme. Ai çdo ditë të javës punon në një zyrë tjetër!

Nga frika se mund t’i organizohet një puç apo atentat, Putini ka përgatitur, për të shtatë netët e javës, shtatë vende të ndryshme për ta kaluar natën. Ai çdo natë qëndron në një vend tjetër. Flitet se, kohët e fundit, netët i kalon në shtatë bunkerë të ndryshëm nëntokësorë.

Por të gjitha këto masa parandaluese nuk mund ta shpëtojnë Putinin as nga rrëzimi prej pushtetit nëpërmjet një puçi ushtarak dhe as nga ndonjë atentat. Nëse do të shpëtojë igjallë, rusët do ta varin në litar, ashtu siç irakianët e varën Sadam Huseinin.

Ta vazhdojmë tregimin me Aleksandër Vuçiqin
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, ka më shumë se një dekadë që, duke u mbështetur te Rusia dhe Putini, jo vetëm që e ka pozicionuar Serbinë kundër Amerikës dhe Bashkimit Evropian, por edhe ka ushtruar shumë herë presione dhe provokime ndaj SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, duke e kërcënuar paqen rajonale në Ballkan nëpërmjet kërcënimeve për sulm ushtarak ndaj Kosovës.

Por as administrata aktuale dhe as administrata e ardhshme amerikane, as Bashkimi Evropian dhe as tri Fuqitë e Mëdha të Evropës – Anglia, Gjermania dhe Franca – nuk i kanë harruar dhe as nuk do t’i harrojnë lojërat e Vuçiqit për rrezikimin e paqes në Ballkan nëpërmjet kërcënimeve ushtarake ndaj Kosovës.

Vetëm pasi të neutralizohet kërcënimi rus ndaj paqes botërore, me rënien e Putinit nga pushteti, Serbia dhe
Vuçiqi do ta shohin se kush janë Amerika dhe Evropa.

I vetëdijshëm se çfarë cunami e pret Serbinë dhe atë vetë pas rënies së Putinit nga pushteti, Vuçiqi, për ta
shpëtuar veten, ka premtuar se diku nga fundi i korrikut ose gjatë gushtit të këtij viti, 2026, do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë.

Por kjo nuk e shpëton aspak Vuçiqin. Thënë figurativisht, platforma prej betoni e stacionit të trenit në Novi Sad do të “shembet” mbi kokën e tij. Përfundimisht, Vuçiqi do t’ia mbathë për në Bjellorusi!

Dhe ta përfundojmë tregimin me Hristjan Mickoskin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski,
duke u mbështetur te Rusia dhe Putini, e ka vendosur Maqedoninë e Veriut në anën e gabuar të historisë: në anën e boshtit Rusi–Serbi!

Mickoski, duke u mbështetur te Rusia dhe Putini, ka tri vjet që i ka bllokuar proceset për anëtarësimin e
Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, me qëllim që vendi të mbetet në sferën e ndikimit të Rusisë.

Po ashtu, duke u mbështetur te Rusia dhe Putini, Mickoski ka tri vjet që, në mënyrë arbitrare, ua ka hequr
shqiptarëve shumë të drejta politike, të cilat ua garanton Marrëveshja Ndërkombëtare e Ohrit e vitit 2001. E gjithë kjo bëhet me qëllim që në Maqedoninë
e Veriut të ndodhë sërish një konflikt ndëretnik ndërmjet shqiptarëve dhe forcave ushtarake e policore monoetnike maqedonase, si në vitin 2001.

As administrata aktuale dhe as administrata e ardhshme amerikane, as Bashkimi Evropian dhe as tri Fuqitë e Mëdha të Evropës – Gjermania, Anglia dhe Franca – nuk e kanë harruar dhe as nuk do ta harrojnë pozicionimin e Maqedonisë së udhëhequr nga Mickoski në anën e Rusisë dhe Serbisë dhe kundër Amerikës e Bashkimit Evropian.

Po ashtu, ato nuk e kanë harruar dhe nuk do ta harrojnë as rrezikimin e paqes nga ana e Mickoskit, jo vetëm në
Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajonin e Ballkanit, nëpërmjet heqjes arbitrare të të drejtave politike të shqiptarëve.

Vetëm pasi të neutralizohet kërcënimi rus ndaj paqes botërore, me rënien e Putinit nga pushteti, Mickoski
dhe partia e tij shoviniste, VMRO-ja, do ta shohin se kush janë Amerika dhe Evropa.

Kapitullimi i Rusisë para Ukrainës dhe rënia e Putinit nga pushteti   do të ketë pasoja për Mickoskin dhe partinë e tij antishqiptare, VMRO-në. Thënë figurativisht, në sallën e improvizuar të klubit të natës në qytetin e Koçanit, tani do të “digjen” si kecat në hell
Mickoski dhe Davkova!

Mickoskit do t’i kërkohet llogari nga maqedonasit proevropianë dhe nga shqiptarët për vendosjen e Maqedonisë së Veriut në anën e boshtit Rusi–Serbi, për bllokimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe për heqjen e të drejtave të shqiptarëve, duke e rrezikuar kësisoj paqen jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, për shkak të krimit dhe korrupsionit, ka ikur në Hungari, ku ka marrë azil politik!

Por kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, nuk mund t’ia mbathë për në Hungari,
sepse në këtë vend tani është në pushtet një qeveri tjetër, proamerikane dhe proevropiane.

Kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, për shkak të krimit politik të ushtruar ndaj
shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe ndaj shqiptarëve shtetformues, do të jetë i detyruar t’ia mbathë për në Bjellorusi, ku, së bashku me Aleksandër Vuçiqin, do
t’i “kalojë ditët më të bukura” të jetës së tij.

 


ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img