spot_img

HIPOKRITIT, ÇFARË T’I THEM?


Hipokrit është ai,
që ha me ujkun,
leh me qenin,
e qan me bujkun.


Kjo botë e jona,
botë kjo me hile —
e shajnë serbin,
edhe spiunin bile.


Hipokriti e tradhtari
s’kanë fare dallim,
shahen e grinden,
e të dy bashkë rrinë.


Eh, kjo bindja ime,
s’e kuptoi dot:
armiku e spiuni,
si mund të bëhen shok?..


Hipokriti i lig është,
është dhe zvarranik,
që armikun e spiunin
i bën shok dhe mik.


🖊️ — Xhevat Kabashi, 10 tetor 2025

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img