spot_img

I mbijetuari i masakrës së Dubravës rrëfen në Gjykatë ngjarjen se si kishte arritur t’i shpëtonte pushkatimit nga gardianët e burgut

06.3.2025 – 15:52

Gavrillo Milosavleviqit, i akuzuar për masakrën në Burgun e Dubravës, në seancën e datës 06.03.2025 ka dëgjuar rrëfimin e dëshmitarit Avni Klinaku, që kishte qenë i burgosur në kohën kur ishte kryer kjo masakër.

Avni Klinaku, njëri nga të mbijetuarit e kësaj masakre ka rrëfyer ngjarjen që kishte përjetuar dhe momentin kur të burgosurit e tjerë ishin ekzekutuar nga gardianët e burgut të Dubravës.

Sipas tij, kjo masakër kishte filluar pas bombardimeve të NATO-s në këtë burg më 22.05.1999.

Dëshmitari ka treguar se të burgosurit ishin thirrur me altoparlant të rreshtohen tek muri ku nga bombardimet e NATO-s ishin shkatërruar muret dhe nga aty, kishin filluar të shtëna duke i goditur e vrarë të burgosurit.

Sipas Klinkaut, nga bombardimet e NATO-s kishin mbetur të vrarë rreth 20 persona kurse të plagosur kishin mbetur 30-40 persona të burgosur. Dëshmitari rrëfimin e tij e vazhdoi duke treguar se numri i të burgosurve të vrarë e të plagosur pas bombardimeve, nga gardianët e burgut kishte shkuar në rreth 100 të vrarë dhe 300 të plagosur.

Klinkaku tha se nga vrimat e mureve ku ishin shkatërruar nga bombardimet e NATO-s kishin filluar të shtënat nga gardianët të pamaskuar me armë të ndryshme.

Dëshmitari tregoi se si kishte arritur ti mbijetonte kësaj masakre duke u larguar me disa shokë të tij nga rreshtimi afër murit.

“Ftesa e komandantit mu ka dokë shumë e çuditshme, sepse atë pjesë të murit nuk ka pasur dyer, dhe s’ka pasë ka me ardhë autobusi me na marrë dhe unë e kisha të qartë që ata po na thërrasin me na pushkatu dhe bashkë me do shokë, ikim nga muret dhe kemi qenë me afër pavijoneve”- tha dëshmitari.

Ai tha se kishin arritur të futen në pavijonin C i cili ndodhej më së afërmi vendit ku ishin rreshtuar përballë murit.

Sipas dëshmitarit të mbijetuarit e burgut i kishin çregjistruar dhe i kishin dërguar në burgun e Lipijanit.

Dëshmitari tha se nuk i kujton asgjë emri i të akuzuarit por as personaliteti i të akuzuarit për të ishte i panjohur.

Jo, nuk më kujton diçka as emri e as personaliteti i tij, për mua është i panjohur”- tha dëshmitari.

Këtë rast është duke e Gjykuar, trupi gjykues në përbërje prej Vesel Ismaili, Arben Hoti dhe Kujtim Krasniqi. Ndërsa aktakuzën është duke e përfaqësuar prokurori special Ilir Morina.

DOSJA E PROKURORISË

Sipas dosjes së Prokurorisë, në periudhën kohore 1998-1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, i pandehuri Gavrilo Milosavleviq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore ndaj të burgosurve civilë të nacionalitetit shqiptarë.

Sipas aktakuzës, Gavrilo Milosavleviq në bashkëkryerje me njësitë policore serbe kishin kryer vrasjen masive të të burgosurve shqiptarë, me ç’rast në ditën e incidentit kishin urdhëruar që në oborrin e burgut, i njohur si fusha e sportit”, të dalin 1 mijë të burgosur, me arsyetimin se do t’i numëronin të burgosurit dhe do t’i dërgonin në ndonjë vend tjetër më të sigurt për t’i mbrojtur të burgosurit nga bombardimet e NATO-s.

Tutje, sipas aktakuzës, menjëherë pas rreshtimit të të burgosurve njësitë policore serbe i kishin gjuajtur me të gjitha llojet e armëve, si kallashnikovë, mitralozë, mortaja dhe armë të tjera, kurse nga mbrapa murit të burgut me granata dore.

Nga ky operacion i vrasjes, i cili kishte filluar nga 22.05.1999 dhe kishte zgjatur deri me 24.05.1999, si rezultat i këtyre sulmeve kishin mbetur të vrarë 109 të burgosur dhe 108 të burgosur kishin mbetur të plagosur.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Milosavleviq në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë ushtarakë serbë kishin shkuar thuajse çdo ditë në pavijonet “B” dhe “C” (pavijonet e Burgut të Dubravës), duke i rrahur në mënyrë mizore dhe çnjerëzore të burgosurit civilë shqiptarë, duke i ofenduar dhe maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, pa ndonjë arsye, vetëm për faktin se ishin shqiptarë.

Për këto veprime, i akuzuari Gavrilo Milosavleviq akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale – krim i luftës kundër popullsisë civile.

Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera edhe në luftërat në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli teksa po mbahej në paraburgim.

Për këto veprime, i akuzuari Gavrilo Milosavleviq akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale – krim i luftës kundër popullsisë civile.

Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera edhe në luftërat në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

 (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli teksa po mbahej në paraburgim.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë

Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img