“Ndërsa Françesku vazhdon të jetë vigjilent, ai ka më shumë dhimbje se dje…“
Papa Françesku, i cili është shtruar në spital për më shumë se një javë, mbetet në gjendje “kritike” dhe pësoi një krizë në frymëmarrje më herët këtë të shtunën, tha Vatikani në një deklaratë.
Mjekët thanë se Papa po flet dhe po lexon, por duhet të qëndrojë në spital për aq kohë sa të jetë e nevojshme për shkak të pneumonisë së dyfishtë nga e cila vuan. Ai do të qëndrojë në Gemeli të paktën edhe një javë. Ata shtuan se barku dhe zemra e Papës janë në gjendje të mirë dhe se ai duhet të kapërcejë infeksionin me të cilin është diagnostikuar.
“Papa Françesku nuk është jashtë rrezikut. Trajtimi kërkon ditë, nëse jo javë, për të sjellë rezultate. Në këtë moment, megjithatë, jeta e tij nuk është në rrezik, pak më parë ai kaloi njëzet minuta duke u falur në kapelë, pranë dhomës së tij”, thanë mjekët e pranishëm në spitalin Gemelli në Romë, duke folur për gazetarët.