spot_img

Rasti “Marigona Osmani”, kërkohet burg përjetë për Arbër Sejdiun

Shkurt 21, 2025

 

Vendimi i ri i Gjykatës Themelore në Ferizaj që në rigjykim të lë përjetësisht në burg Dardan Krivaqën e 15 vjet shokun e tij Arbër Sejdiun, për vrasjen e Marigona Osmani u vërtetua përfundimisht edhe në Gjykatën e Apelit.

Edhe kjo gjykatë e shkallës së dytë bazuar në provat e ofruara u pajtua, që 18 vjecarja u vra në mënyrë barbare e me planifikim, natën e 21 gushtit të 2021, kur Krivaqa e goditi të ndjerën me shkop e mjete të tjera të forta.

Derisa Sejdiu e ndihmoi në krejt këtë e edhe për ta lënë trupin e të ndjerës në derë të emergjencës.

Por, vendimi i Themelores e Apelit do të përfundojë tash në Gjykatën Supreme. Familja Osmani do burg të përjetshëm edhe për Sejdiun. Verdikti që qe i pritshëm por jo krejt i kënaqshëm për familjen e Marigonës, po vlerësohet se u përmisua në rigjykim.

Por pikërisht për këtë avokatja e Arbër Sejdiut deklaroi që do t’i drejtohet Supremes.

Arsyetimin e Apelit me shkrim palët nuk e kanë pranuar ende. Kurdo që ia të jetë gati, bazën do ta ketë te procesi dy mujor i rigjykimit, ku për herë të parë Dardan Krivaqa kishte deklaruar që Marigonën e vrau padashje. 

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img