spot_img

DEPUTETET E ALEANCES – NISMA

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kandidati më i votuar me 32 mijë vota, bazuar në një listë të cilën e ka publikuar Aleanca së bashku me partnerët e koalicionit.

Bazuar në këtë listë, e cila paraqet rezultatet e kandidatëve për deputet pas numërimit të 73% të votave, Daut Haradinaj është i dyti me 19 mijë vota.

Fatmir Limaj, udhëheqësi i partnerit të koalicionit Nismës Socialdemokrate, është i treti më i votuari i listës me 16 mijë vota.

Tetëshen e listës së koalicionit AAK – Nisma e plotësojnë Time Kadrijaj me 11 vota, Bekë Berisha me 10 mijë vota, Lahi Brahimaj me 8 mijë vota, Arber Tolaj me 7 mijë vota dhe Albana Bytyqi me po ashtu 7 mijë vota.

Ardian Gjini është kandidati i nëntë më votuar, me rreth 7 mijë vota, po aq sa ka edhe Bashkim Ramosaj, i renditur i dhjeti.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img