spot_img

Me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarsisë së Kosovës klubi „ SHQIPONJA MC“ Organizoj një mbrëmje festive!

Klubi i motoristëve „ Shqiponjat MC North Districkt“ mbrëmë (15.02.25)organizuan një mbrëmje festive me ç‘rast „ Zëri i Kosovës“ e pati për nderë, të jetë në mesin e tyre, në një ambient gjithëkombëtar, ku si shenjë dalluese dominonin kudo simbolet tona kombëtare. Flamuri Kombëtar në krye të oxhakut karshi së cilit qëndronte flamuri i shtetësisë së Kosovës.

Vlen të theksohet që:

Sa herë ka nevojë atdheu për ndonjë gjë „ Shqiponjat MC „ si dhe „ Shqiponjat North Districkt, i ke aty!

Sa herë nevojitet mobilizim kombëtar, ata janë aty!

Sa herë vjen janari dhe „ Flaka e Janarit“ ,si përkujtim i rënjeve të mëdha dhe të lavdishme, klubin e motociklistëve „ Shqiponja“ i ke aty.

Sa herë vjen nëntori muaji i shqiptarëve dhe i pavarsisë së Shqiperisë, motociklistët e klubit „ Shqiponja MC“ i ke kudo, dhe janë krenaria e jonë kombëtare, ngaqë ata përshkojnë, me simbole kombëtare anembanë Zvicrës dhe vendeve tjera europiane.

Mbrëmë organizimi ishte i shkëlqeshëm. I prisnin me dorë në zemër musafirët, dhe kur vinte koha,i përcillnin sipas zakonit shqiptarë . 

Grupi folklorik ishte qershi mbi tortë! U kënduan, dëshmorëve të kombit, heronjëve të gjallë e të përjetësuarve, atdheut e mëmëdheut, pa dallim krahine, ideologji apo edhe përkatësi kombëtare. Në veçanti prekëse por edhe krenari ishte kur të gjithë të pranishmit filluan njëzëri të këndojn tashmë këngën hymn „ Mora fjalë!“

„ Zëri i Kosovës“ i përgëzon dhe i falenderon „ Shqiponjat North Districkt“ për organizimin e shkëlqyeshëm të mbrëmjes festive me rastin e 17 vjetorit të pavarsisë së Kosovës.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img