spot_img

BDI: Shqiptarët të poshtëruar dhe të përjashtuar edhe në ushtri

Shkurt10, 2025

 

BDI sot përsëri ka ngritur shqetësimin për përjashtimin dhe margjinalizimin sistematik të shqiptarëve nga strukturat kyçe të ushtrisë në Maqedoninë e Veriut.

Nga atje thonë se shqiptarët në ushtri janë të përjashtuar dhe të kufizuar për vendimet e rëndësishme dhe pozitat strategjike.

“Margjinalizimi i shqiptarëve nuk ndalet vetëm me përjashtimin e tyre nga pozitat udhëheqëse, por zgjerohet edhe në sistemin e edukimit ushtarak.

Eshtë shqetësuese se në vend që të ndihmojnë zgjidhjen e këtij problemi, të zgjedhurit e OBRM-PDUKM-së për të luajtur rolin e “përfaqësuesve shqiptarë” vetëm sa legjitimojnë këtë padrejtësi.

Këta politikanë janë të paaftë dhe të paguximshëm për të ngritur zërin kundër këtij diskriminimi të hapur, duke u bërë pjesë e heshtur e margjinalizimit të shqiptarëve.

Ndërkohë, pjesa maqedonase e shoqërisë vazhdon të heshtë për këtë padrejtësi, duke i injoruar shqetësimet e shqiptarëve dhe duke mos e kuptuar se diskriminimi i një populli nuk është thjesht një problem etnik, por një krizë e shtetit në përgjithësi.

Kjo heshtje e vazhdueshme vetëm sa thellon ndarjet dhe krijon tensione që dëmtojnë të ardhmen e bashkëjetesës në vend”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

BDI, shtojnë nga atje, i bën thirrje të gjithëve që të dëgjojnë shqetësimet e përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img