spot_img

ZËRI I KOSOVËS – NGA SOT NIS PUNËN

ZËRI I KOSOVËS
Organ i Lëvizjes Popullore të Kosovës
 
Me kërkesën e shumë anëtarëve të LPK-ës, dëshira e tyre,më në fund po bëhet realitet. Që nga sot “ Zëri i Kosovës” do të jetë online dhe informimi do të jetë real, në kohë, i paanshëm dhe i hapur për të gjithë.
Zëri i Kosovës do t’i mirëpres të gjitha shkrimet që na dërgohen, qofshin ato informime, komente politike, analizë historike, vështrime letrare apo edhe promovime të klubeve muzikore, sportive dhe të aktiviteteve të tjera…
 “ Zëri i Kosovës” do të jetë një portal i vërtetë, që do të mbrojë interesat e kombit, që ka, për qëllim,informimin real dhe të paanshëm, që të ndihmojë bashkimin,e gjithë popullit rreth një platforme të përbashkët, pa dallim feje, ideologjie,territori, dallime partiake apo edhe krahine.
“ Zëri i Kosovës” do të trajtojë tema me rendësi të veçantë kombëtare, si në Shqipëri, Kosovë, Anamal, Luginë të Preshevës, Iliridë e Çamëri…
“ Zëri i Kosovës” do të luftojë në fushën mediale, pa mëshirë kundër armiqëve, kushdo qofshin ata, për t’i demaskuar dhe për të mos, u lënë hapësirë për të manipuluar me masat…
“ Zëri i Kosovës” do të demaskojë, propagandën e poshtër mashtruese e demagogjike, të pushteteve në Serbi e Maqedoni, por edhe demagogjit qëllimkëqija të disa shteteve Europiane dhe Botërore, me qëndrim armiqësor karshi interesave të kombit shqiptarë.
“ Zëri i Kosovës” do të jetë gjithë jetën tribunë e së vërtetës,i drejtësisë dhe
 zëri i lirisë së masave
“ Zëri i Kosovës” do të jetë krejt ndryshe nga portalet tjera; misioni do të jetë për t’i bashkuar masat dhe jo për t’i ndarë dhe orientuar drejt njërës apo tjetrës parti.
“ Zëri i Kosovës” të gjitha partit politike do t’I trajtoj njësoj dhe nuk do të bëhet pjesë e fushatave që kanë për qëllim përqarjen e masave të gjera popullore,
“ Zëri i Kosovës” vazhdon aty ku e kishte ndërprerë punën, për të realizuar dëshirën e rilindasve tanë Kombëtarë, për një Shqipëri të bashkuar dhe të mosvarme.
“ Zëri i Kosovës” do t’i ngrejë lart, me krenari traditat e shkëlqyera luftarake te së kaluarës së lavdishme të popullit tone, përpjekjet e luftërat e tij për liri e Bashkim Kombëtar.
“ Zëri i Kosovës” do të jetë zëri i juaj!
“ Zëri i Kosovës” do të jetë zëri i së vërtetës!
“ Zëri i Kosovës” do të jetë,zë për bashkimin e territoreve shqiptare, në një shtet, dhe do të luftojë të gjitha pushtetet që do të pengojnë bashkimin e territoreve shqiptare.
“ Zëri i Kosovës” do të jetë zëri i juaj!
“ Zëri i Kosovës” do të jetë me Ju dhe për Ju!
Dhe Ju do të jeni nga sot e n‘mot me “ Zërin e Kosovës!”

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img