spot_img

Kim Mehmeti: BDI shumëçka shiti, VLEN’i të gjitha i jep falas!

Nga Kim Mehmeti

Përfaqësues të VLEN’it me të drejtë thonë se BDI’ja shiti gjuhën.

Jo vetëm gjuhën. BDI shiti gjithçka që mund të shitej në tregun politik ku shqiptarët shisnin e maqedonasit blinin, me çka shumë nga drejtuesit e saj u bënë milionerë.

Por përderisa BDI’ja shumëçka shiti, këta të VLEN’it gjitha i japin falas. Mbase pse pala maqedonase nuk i trajton as si shitës të denjë, por si hajdut që nuk guxojnë ta çelin gojën as kur sunduesi ua përbuzë popullin.

Përfaqësuesi e VLEN’it thonë se koha e BDI’së ka mbaruar, se populli është zgjuar, se shqiptarët nuk mashtrohen më!

Është e vërtet, koha e BDI’së mbaroi dhe ky popull u zgjua i trishtuar kur pa atë që nuk mund ta imagjinonte: se paska edhe më keq se t’i shesësh interesat kombëtare – ato t’ia japësh palës maqedonase falas.

Dhe ja, shqiptarët sërish u mashtruan nga VLEN’i thuajse më keq se sa nga BDI’ja. Në mos për hiçgjë tjetër atëherë shkaku se përderisa shisnin, BDI’stët fshiheshin dhe heshtnin, e këta të VLEN’it i dhanë të gjitha falas duke u mburrur dhe duke e mbrojtur plaçkitësin maqedonase nga shqiptarët.

Sidoqoftë tani duhet ndryshuar rrëfimin për babën i cili, kur i biri e pyet se çka shesin politikanët shqiptarë që kaq shpejtë pasurohen, i përgjigjet: biri im, ata shesin më të vlefshmen që kemi – interesat e popullit.

Këtij rrëfimi tani duhet shtuar risin që e solli VLEN’i: Por biri im, ne kemi edhe abdallenjë të cilët vetëm për një post ministri i flijojnë gjitha interesat kombëtare. (Kim Mehmeti)

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img