Taravari takon Ramën, në fokus zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut
Kreu i ASH-së, Arben Taravari, i cili që dje nuk është më ministër i Shëndetësisë, sot, takoi në Tiranë kryeministrin Edi Rama. “Gjatë bashkëbisedimit u diskutuan edhe çështje me rëndësi për shqiptarët në rajon, si dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar në të gjitha nivelet – politike, institucionale dhe shoqërore”, thuhet në komunikatën nga ASH-ja. Rama ka qenë kritikues i hapur i bashkimit në atë kohë të opozitës shqiptare kundër BDI-së. Më herët, në vitin 2026, Rama kishte qenë ndërmjetësues i Deklaratës së partive politike shqiptare në Shkup, me të cilën merreshin përsipër disa angazhime të cilat nuk u realizuan kurrë. Vizita vjen pak kohë pas takimit të Taravarit me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, takim në të cilin ndodhi edhe shtrëngimi i duarve mes Taravarit dhe Ahmetit, në kohën kur po flitej hapur për një marrëveshje të mundshme mes tyre.