Tri ditë pas varrimit të babait të tij, ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, atij i është lejuar vizita në Kosovë.
Për këtë ka shkruar Naim Haradinaj nga Organizata e Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetveten e tyre e le më ajo njerëzorja që iu mungon në total”, ka shkruar Haradinaj në Fecebook.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk ia lejuan Thaçit pjesëmarrjen në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi, të martën e kësaj jave. Refuzimi i Speciales ka nxitur reagime të mëdha. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të mos shkelen të drejtat e të akuzuarve e kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar se me këtë, Specialja ka humbur rrugën e saj.
Thaçi e takoi babanë për herë të fundit më 13 mars, kur i bëri vizitë në QKUK.
Ndaj ish-presidentit e ish-kryeministrit të Kosovës, Specialja ka ngritur dy aktakuza, për krime lufte dhe për ndikim te dëshmitarët.